Mete takim me përfaqësuesin e FMN, në fokus të diskutimeve reforma e financave publike dhe konsolidimi financiar

Mete takim me përfaqësuesin e FMN, në fokus të diskutimeve reforma e financave publike dhe konsolidimi financiar

Mete dhe Sebastian Sosa

Vijimi i reformave të financave publike dhe konsolidimi i mëtejshëm fiskal ishin disa nga çështjet e diskutuara në takimin që Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete zhvilloi me Përfaqësuesin e Përhershëm të FMN-së për Ballkanin Perendimor, Sebastian Sosa.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe FMN-së dhe mbështetja që ky institucion ka dhënë e vijon të japë për vendin tonë në drejtim të forcimit të financave publike dhe reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare.

Diskutimi mes palëve u përqendrua në zhvillimet më të fundit ekonomike dhe pritshmëritë për situatën makroekonomike dhe fiskale. Ministri i Financave konfirmoi angazhimin për të vijuar konsolidimin fiskal dhe zbatimin e reformave të mëtejshme.

Në takim u vlerësua ecuria e reformave të financave publike, përfshirë edhe adresimi i sfidave të reja për ekonominë e gjelbër. 

Përfaqësuesi i Përhershëm Rajonal i Fondit Monetar Ndërkombëtar z. Sebastian Sosa shprehu angazhimin për të vijuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet shqiptare.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'