​Meteoriti që ra në afërsi të Berlinit është 4.5 miliardë vjeçar

​Meteoriti që ra në afërsi të Berlinit është 4.5 miliardë vjeçar

Foto ilustruese

Meteori që ra afër Berlinit në janar është rreth 4.5 miliardë vjeçar dhe i përket një klase të rrallë aubrite, shkruan shkencëtarët në një artikull të botuar në revistën Meteoritics and Planetary Science.

Asteroidi i vogël 2024 BX1 u dogj në atmosferë më 21 janar, në një shfaqje spektakolare qiellore. Fragmentet ranë në rajonin Havelland të Brandenburgut, i cili rrethon kryeqytetin gjerman dhe shumë prej tyre janë mbledhur nga shkencëtarë dhe koleksionistë.

Rreth 202 fragmente që peshojnë 1.8 kilogramë u gjetën në një fushë pranë fshatrave të Brandenburgut Ribbecka, Berge dhe Lietzow, të shpërndara në një sipërfaqe deri në 10 kilometra.

Shkencëtarët e quajtën meteoritin Ribbeck sipas vendit ku u gjet. Një studim nga Instituti i Planetologjisë i Universitetit të Münsterit, i cili u botua në një revistë të mërkurën, zbuloi se Ribbeck i përket një klase jashtëzakonisht të rrallë që janë të pasur me magnez dhe silikon.

Ribbeck ka një status të veçantë brenda kësaj klase të rrallë pasi shkëmbi përmban një përqindje jashtëzakonisht të lartë të feldspatit mineral silikat, kanë zbuluar shkencëtarët.

Grupi hulumtues thotë se trupi mëmë i Ribbeck është rreth 4.5 miliardë vjeçar dhe ka origjinën në brezin asteroid midis Marsit dhe Jupiterit.

Shkencëtarët shpjeguan gjithashtu arsyen pse fragmentet kishin erë të fortë të sulfurit të hidrogjenit, ngjashëm me erën e vezëve të kalbura: reaksionet kimike midis mineraleve dhe lagështisë shkaktuan erën dhe ndryshuan mineralogjinë e shkëmbit.

Ndryshe, aubrite mori emrin sipas një meteori të vogël që ra në vitin 1836 në Aubres afër Nyons, Francë. /Kosovapress/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf