Meteorologu Osmani: Vranësirat na shoqërojnë gjithë javën, në fundjavë rriten temperaturat (VIDEO)

Gjatë një lidhje live për Report Tv, meteorologu, Hakil Osmani tha se vranësirat dhe reshjet e shiut do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës, por situata, sipas tij do të ndryshoje në fundjavë, ku temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë Celsius.

Për sa i përket muajit qershor, Osmani tha se temperaturat do të jenë të favorshme për plazh, por tek-tuk do ketë edhe reshje shiu.

“Kjo javë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Vranësirat gjatë orëve të pasdites pritet që të sjellin edhe reshje shiu. Më të dukshme do të jenë në zonat malore, por reshjet e pakta do të përfshijnë edhe ultësirën perëndimore. Temperaturat nga dita e djeshme kanë pësuar rënie. Sot vlerat minimale janë 7% Celsius. Rënia do të vazhdoje edhe ditën e nesërme. Do të jenë 25-26 gradë Celsius, të cilat janë vlera normale për muajin që ndodhemi. Këto vlera do të na shoqërojnë deri ditën e premte. Ndërsa në fundjavë do të kemi rritje graduale të vlerave termike, ku maksimalja do të jetë 28 gradë Celsius. Parametri i erës do të mbetet prezent. Nuk do të jetë shumë i dukshëm, ndërsa në det do të sjellë dallgëzim. Fillimi i muajit qershor do të sjellë prezencë shiu. Në zonat bregdetare nuk do të kemi prezence të reshjeve. Vlerat termike do të pësojnë rritje graduale në qershor dhe do të jenë të favorshme për plazh”, tha Osmani.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët