Rikthehet moti i keq/ Dëborë në Shkodër, Dibër e Fushë-Arrëz! Pezullohen lundrimet në Durrës e Lezhë! Përmbytje në Vlorë

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë pushtuar gjithë vendin, prezente edhe reshjet e dëborës, pothuajse në pjesën më të madhe të veriut.

Ditën e sotme reshjet e dëborës kanë nisur në Shkodër, Fushë-Arrëz dhe Dibër, por situata deri më tani s’është problematike në asnjë prej 3 bashkive.

Borëpastrueset dhe punëtorë të Bashkisë Shkodër janë në terren duke pastruar vazhdimisht aksin Bogë – Theth, në Qafë Thorë.

Ndërsa, kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri ka publikuar ne faqen e tij në rrjetin social “Facebook” një video nga peisazhi mahnitës që ka krijuar “velloja” e deborës në zonë. Ai fton turistët të shijojnë “panoramën” në Fushë-Arrëz. Qarkullimi në akset kryesore por edhe dytësore në këto qytete është lëhtësisht i kalueshëm.

Ndryshe nga reshjet e dëborës, shiu dhe erërat e forta kane krijuar problematike në qarkullim dhe përmbytjee, në qytete si Vlora dhe Durrësi e Lezha. 

Në Durrës reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta kanë sjellë ndalimin e lundrimit për anijet e tonazhit të ulët dhe peshkarexhave, ndërsa në Vlorë juglindja është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut. Akset e fshatrave turistik Dardhë dhe Voskopojë janë nën intensitetin të mesëm dhe të lartë të shiut.

Akset kombëtare janë të kalueshme pa problematika, por policia e rrugore bën thirrje për kujdes të shtuar në qarkullim, për shkak të prezencës së shtuar të ujit në rrugë.

Nga kjo situate janë krijuar probleme me lundrimin detar në Shëngjin. Dallgët e detit kanë arritur deri në 5 metra, duke detyruar kapiterinë e portit qe të pezulloje lundrimin deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Po ashtu nga moti i keq janë krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike kryesisht në fshatra dhe po punohet për riparimin e defekteve. Sipas sinoptikanëve, pritet normalizimi i reshjeve pas orëve të mesditës, ndërsa pas orëve të mesditës, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë vendin.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:15
Pamje magjike nga Parku Kombëtar i Alpeve, flokët e borës bien mbi lulet e pranverës (Video)

Pamje magjike vijnë nga Parku Kombëtar i Alpeve teksa flokët e borës bien mbi lulet të pranverës. Pamjet i ka ndarë Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook. 

Ora 19:53
VIDEOLAJM/ Parku Kombëtar i Qafshtamës i 'veshur' me të bardha

Reshjet e dëborës kanë mbuluar parkun Kombëtar të Qafshtamës në pjesën lindore të Krujës ku trashësia e dëborës në afërsi shkon rreth 10 centimetër. Nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo problematika të tjera.

Ora 17:32
Pamje mahnitëse, Puka e mbuluar nga dëbora! Gërshetim i liqenit me malet

1713713604_puke.jpg

Flokët e dëborës kanë mbuluar gjithçka, në qytetin e Pukës duke ofruar një pamje magjepsëse. Siç shihet në fotot e shpërndara nga kryeministri Edi Rama kombinohen mjaft bukur liqeni dhe malet.

 

Ora 16:56
Dëborë dhe akull në rrugën e Kombit, makina del nga rruga, shpëton mrekullisht familja (Video)

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në rrugën e Kombit, ku për pasojë ka dhe prezencë akulli dhe ngrica.

Si pasojë një makinë ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale të mjetit.

Në këtë automjet po udhëtonin tre anëtarë të një familjeje, por fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv Elvis Hila makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bankinën anësore.

Ora 13:30
Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitjen e gurëve dhe dherave! Problematike akset Berat-Poliçan dhe Poliçan -Skrapar

 

Reshjet e shiut që kanë vijuar disa ditë resht kanë sjell problematika në aksin rrugor Berat-Poliçan dhe Poliçan -Skrapar.

Rrëshqitjet e gurëve dhe të dherave nga shpatet e malit përgjatë këtij aksi kanë sjell problematika në qarkullimin e automjeteve.

Në aksin Vodic -Poliçan si dhe Polçan -Bogovë rreziku është më i madh pasi gurët mund të shkaktojnë aksidentimin e mjeteve të cilat qarkullojnë në këtë zonë.

Nga rëniet e gurëve, njëri krah i rrugës është pakalueshëm ndërsa mjetet ikin në njërin sens të kundërt. Policia e qarkut Berat dhe Poliçan si dhe e Skrapar janë të pranishme për të shmangur çdo aksident, si dhe mësohet se në terren kanë dalë brigada e shërbimit pranë Bashkisë Poliçan .

Ora 12:57
Puka mbulohet nga dëbora, trashësia në qytet arrin 10-15 cm

 

Si rrallë herë, ndonëse po afron fundi i prillit, Puka është mbuluar nga dëbora!

Trashësia e saj në qytet shkon në 10-15 cm, por në zona të thella e pika të larta malore arrin dhe me shumë.

Qarkullimi i mjeteve ne aksin rrugor Puke-Fushë Arrëz dhe qendrat e njësive administrative vijon normalisht e pa probleme. Policia e qarkullimit rrugor dhe punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren dhe po marrin të gjitha masat për të ju përgjigjur kapriçove te motit, që mund te sjellin përkeqësim të situatës!

Temperaturat kanë zbritur ndjeshëm dhe erërat që fryjnë e kanë ftohur kohen duke bërë dimër dhe fund prillin e pranverës!

Ora 12:40
Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë/ Ndërpritet energjia elektrike në disa fshatra! Pezullohen lundrimet në Shëngjin

 

Shëngjin

Moti i keq me ere dhe reshje të dendura shiut ka përfshirë edhe rajonin e Lezhës. Nga kjo situate janë krijuar probleme me lundrimin detar në Shëngjin.

 Dallgët e detit kanë arritur deri në 5 metra, duke detyruar kapiterinë e portit qe të pezulloje lundrimin deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Po ashtu nga moti i keq janë krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike kryesisht në fshatra dhe po punohet për riparimin e defekteve.

Reshjet e shiut kanë sjell shtim të prurjeve në lumenj Drin, Mat dhe Gjadër, por fatmirësisht pa krijuar probleme.

Ora 12:11
Dibër/ Reshje të lehta dëbore në rrugët e qytetit (VIDEO)

 

Dëbora ka qenë prezentë këtë të diel edhe në Dibër, por fatmirësisht me dendësi të ulët.

Si rrjedhojë, temperaturat janë ulur ndjeshëm por nuk raportohet për problematika.

Ora 11:54
Korça përfshihet nja reshje të shumta shiu! Prezencë mjegulle në Qafë-Thanë

 

Juglindja këtë të diel është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut. Gjithashtu dhe akset e fshatrave turistik Dardhë dhe Voskopojë janë nën intensitetin të mesëm dhe të lartë të shiut.

Aktualisht nuk raportohet të ketë probleme me energjinë elektrike apo në qarkullimin e automjeteve. Akset kombëtare janë të kalueshme pa problematika, por policia e rrugore bën thirrje për kujdes të shtuar në qarkullim, për shkak të prezencës së shtuar të ujit në rrugë.

Temperaturat kanë shkuar deri në 4 gradë duke pësuar kështu një ulje të ndjeshëm të tyre. Prezencë mjegulle momentalisht evidentohet vetëm në Qafë Thanë.

Policia rrugore ka rritur numrin e patrullave me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Ora 11:24
Dëborë në Fushë–Arrëz/ Kryebashkiaku Curri publikon pamje nga peisazhi mahnitës: Mirësevini turistë të dashur (VIDEO)

1713691253_fushearrez.jpg

Reshjet e dendura të dëborës kanë “pushtuar” edhe Fushë-Arrëzin, këtë të diel.

Kryebashkiaku Hil Curri ka publikuar ne faqen e tij në rrjetin social “Facebook” një video nga peisazhi mahnitës që ka krijuar “velloja” e deborës në zonë.

Curri fton turistët të shijojnë “panoramën” në Fushë-Arrëz.

“Miresevini turiste te dashur

Reshjet e debores ju ofrojne nje peisazh te kendshem ne Bashkine e Fushe –Arrezit”,-shkruan kryesbashkiaku.

Ora 10:59
Reshjet e shiut në Vlorë, bllokohet qarkullimi nga përmbytja në lagjen ‘Rilindja’

 

Reshjet e shumta të shiut në Vlorë kanë sjellë problematika në disa akse rrugore.

Qarkullimi është bllokuar nga prania e ujit në lagjen ‘Rilindja’ apo siç njihet në Vlorë, rruga ‘Albano dhe Romina’.

Ora 10:59
Moti në Durrës/ Ndalohet lundrimi për anijet e tonazhit të ulët dhe peshkarexhave, qarkullimi në rrugët e qytetit jo problematik

 

Në Durrës reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta kanë sjellë ndalimin e lundrimit për anijet e tonazhit të ulët dhe peshkarexhave.

Mësohet se forca e detit është 4-5 ballë, ndërsa era fryn nga juglindja me shpejtësi 15 -20 km në orë.

Fatmirësisht tragetet kanë mbërritur në kohë në port, si dhe qarkullimi në rrugët e qytetit është i kalueshëm lehtësisht.

K.M/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia