Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon sqarime nga drejtoria e burgut “Jordan Misja” për pretendimet se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta po i kufizohen takimet me deputetë shqiptarë dhe eurodeputetë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i është drejtuar me një letër drejtorit të burgut, Arjan Bozhaj pasi është vënë në dijeni të ankesave të Metës dhe deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
Sipas tyre, ish-presidentit nuk i janë lejuar disa takime, pa iu vënë në dispozicion një vendim i arsyetuar apo baza ligjore për kufizimin.
“Ngrihen shqetësime lidhur me moslejimin e zhvillimit të takimeve të këtij të fundit me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetë të Parlamentit Evropian, pa u bërë me dije një vendim i arsyetuar apo baza ligjore mbi të cilën është mbështetur ky kufizim”, thuhet në letër.
Komiteti kujton se të njëjtën problematikë e ka konstatuar edhe më herët gjatë monitorimit në burgun “Jordan Misja”.
“Rikthimi i pretenduar i së njëjtës praktikë ngre shqetësim dhe kërkon sqarim për personat e përfshirë, veçanërisht nëse kanë ndryshuar rrethanat faktike që do të justifikonin një qasje të ndryshm”, thuhet në letër.
Për këtë arsye, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kërkon drejtorisë së burgut informacion mbi pretendimet e Ilir Metës dhe Tedi Blushit.
Në një raport të publikuar në prill, Helsinki ngriti shqetësime për kushtet e Ilir Metës në paraburgim, duke evidentuar kufizime në ajrim, takimet me familjarët dhe mungesën e disa kushteve minimale në qeli, duke i cilësuar shkelje të të drejtave minimale e cenimit të dinjitetit njerëzor.
Letra e Komitetit Shqiptar të Helsinkit
-
Heksinki te shqyrtoj dhe letrat e te burgosurve qytetare te Shqiperis jo vetem ish politikanit hajdutit grabiqarit qe vazhdon dhe nga burgu te organizoj krimin e tij te organizuar per te krijuar incidinte dhe rremuj ne Shqiperi!
Përgjigju-
E sake , pergezime , nje koment i goditur .
-







Komente
Komento