Meze me patate furre, salcë kosi dhe sallatë
Përbërësit:
- 5 patate
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë
- Hudhër pluhur
- Spec i kuq i ëmbël
- Djathë i grirë kaçkavall i fortë (sipas dëshirës)
Salca e bardhë:
- 500 gr djathë i bardhë
- 100 gr kos
- 2 lgj majonezë
- 3 lgj vaj ulliri
- Fara speci djegës
- 1 thelpi hudhër
- Rigon
Sallata:
- Domate
- Qepë e njomë
- Majdanoz
Përbërësit:
Ziejmë patatet të prera në kubikë. I marinojmë me kripë dhe erëza dhe i vendosim në një tavë me letër pjekje. Shtojmë pak djathë të fortë të grirë dhe i vendosim patatet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.
Djathin, kosin dhe majonezën e kalojmë në blender bashkë me erëzat dhe pak vaj ulliri. E shtrojmë salcën në një pjatancë, sipër vendosim patatet dhe i shoqërojmë me një sallatë me domate të prera në kubikë, qepë të njomë dhe majdanoz.