MF: Gjatë 11-mujorit të ardhurat llogariten 329.140 milionë lekë


TIRANE, 16 Dhjetor/ATSH/- Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë 11-mujorit të këtij viti llogariten 329.140 milionë lekë, ndërsa u shpenzuan 370.374 milionë lekë, raporton Ministria e Financave, përmes statistikave paraprake të treguesve fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar janar-nëntor 2014.
Referuar statistikave, defiçiti buxhetor llogaritet -41.234 milione leke. Taksat që sollën më shumë të ardhura në buxhet janë TVSH-ja dhe tatim-fitimi. Të ardhurat nga TVSH-ja llogariten 113,751 milionë lekë. Ndërkohë, TVSH-ja e rimbursuar gjatë kësaj periudhe ka qenë rreth 6.319 milionë lekë. Të ardhurat nga tatim-fitimi, llogariten 19.289 milionë lekë. Ndërkohë, të ardhurat nga akciza për këtë 11-mujor llogariten 37.932 milionë lekë.
Në 11-mujorin e këtij viti shpenzimet kapitale llogariten 43.433 milionë lekë, shpenzimet korrente janë 300.228 milionë lekë, ndërsa shpenzimet operative të mirëmbajtjes llogariten 27.103 milionë lekë./a.gjonaj//a.ke/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës