/ATSH/- Investimet publike gjatë vitit 2014 llogariten 5.463 milionë lekë më të ulëta se plani vjetor.

Referuar treguesve fiskal paraprak të publikuar nga ministria e Financave, në vitin që lamë pas u investuan 60.541 milionë lekë, me një realizim prej 92 për qind.

Shpenzimet totale të buxhetit rezultuan 17.584 milionë lekë më të ulëta se parashikimi. Gjatë 2014-ës planifikohej të shpenzoheshin 454.904 milionë lekë.

Sipas të dhënave, defiçiti buxhetor në vitin 2014 ishte 16.321 milionë lekë, ose 19 për qind më pak se plani i vitit.