Michelle Obama: Amerikanët e bardhë 'ende vrapojnë' nga fqinjët me ngjyrë

Michelle Obama: Amerikanët e bardhë 'ende vrapojnë' nga fqinjët me ngjyrë

Michelle Obama

Michelle Obama gjatë një samiti ka thënë se amerikanët e bardhë 'ende vrapojnë' nga fqinjët me ngjyrë.

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së e ka thënë këtë deklaratë, nisur nga rrugëtimi i saj i jetës nisur nga zona jugore e Chikagos.

Sipas “The Guardian”, Trump e ka quajtur Chikagon 'të sikletshëm për kombin' gjatë vizitës së parë si president.

"Ne po bënim gjithçka që duhej të bënim, madje dhe më mirë. Por kur u bëmë pjesë e qytetit, familjet e bardha u shpërngulën”, u tha ajo pjesëmarrësve në Samitin e tretë vjetor të Fondacionit Obama.

"Unë kujtoj njerëz të bardhë që vraponin nga ne. Dhe ti akoma po vrapojnë, "tha Michelle.

Ajo tha se planifikohet të ndërtohet një qendër në 19.3 hektarë në parkun historik Jackson në anën jugore të Chikagos dhe se projekti do të përfshijë një muze, bibliotekë, palestër dhe një forum.

Qendra mund sjellë rritje ekonmike të zonës, por ka hasur pengesa.

Kundërshtarët e projektit janë duke ndjekur një apel të gjykatës federale pasi humbën një padi. Autoritetet federale gjithashtu duhet të rishikojnë projektin, pasi Jackson Park është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Vendeve Historike.

Mbetet e paqartë se kur do të përfundojë shqyrtimi, pasi akoma ka kundërshtime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ermal Meta do të bëhet baba për herë të parë

Ermal Meta do të bëhet baba për herë të parë