Microsoft i është përgjigjur konkurencës në treg përballë Apple duke prezantuar sistemin e operimit Windows 8 së bashku me tabletën Surface. Një mijë përfaqësues të medias ishin të pranishëm në Nju Jork në momoentin kur shefi ekzekutiv i Microsoftit Steve Ballmer prezantoi produktet e reja. Windows 8 dhe Surface, i cili ka për qëllim të sfidojë iPad-in e kompanisë Apple, kanë dalë në shitje që në mesnatën e së enjtes.

"Ajo çka ne mendojmë se kemi bërë është një lloj balancimi i mirë mes programeve dhe eksperiencave të përdoruesve", u shpreh Ballmer. Themeluesi i kompanisë së kompiuterave "Dell", Micahel Dell tha se konsumatorët duhet të jenë të kënaqur për këto produkte të reja që i shtohen tregut të teknologjisë. Tableti Surface do të ketë një çmim fillestar prej 499 dollarë për versionin 32 GB. Në fund të janarit, përdoruesit e sistemeve Windows XP, Windows Vista apo Windows 7 do të mund të shkarkojnë një version të Windoës 8 Pro vetëm për 40 dollarë. Ndërsa Windows 7 u prezantua tre vite më parë, tanimë, Windows 8 përfaqëson ndryshimin më të madh për Microsoft që prej modelit të Windows 95 që doli në dritë 17 vite më parë.

(dm/shqiptarja.com)