Midis 'sinqeritetit' të Ramës dhe hipokrizisë së Bashës e Berishës!

Midis 'sinqeritetit' të Ramës dhe hipokrizisë së Bashës e Berishës!

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Që pas shpërthimit final të krizës në Partinë Dermokratike në 9 shtator të 2021, ditën që Berisha vendosi të rrëzojë Bashën nga karrigia e kryetarit, cfarë nuk na kanë dëgjuar veshët. Berisha për të karikuar mbështetësit e vet që deri në 8 shtator të “merrnin gjak në vetull” për Bashën, nisi një seri pishmanesh, e përgjërimesh për falje që një Zot e di si I kish mbajtur vec për vete! Biles edhe shumica e kritikëve të paepur të Bashës prej 2017, u “prekën” aq shumë saqë iu bashkuan Foltores ende pa u vendosur karriget në sallën e vogël të Rogner nga ku nisi dhe turi I ringjalljes. Natyrisht duke harruar që Berisha ishte mbështetja e Bashës nëpërmjet heshtjes dhe njerëzve të tij. Dhe natyrisht që përvec “besprerjes” ndaj babait shpirtëror, duhej dhe një arsye politike për të legjitimuar këtë tërmet të papritur.

Një reflektim medemek për tërë shtrembërimet dhe shkeljet e demokracisë në PD dhe tradhtitë e Bashës në bashkëpunim me armikun, Edi Ramën. Dhe fabula funksionoi tek mbështetësit e dëshpëruar nga 8 vite humbje. Ca nga dashuria e pakushtëzuar për Berishën e ca nga dëshira për një PD të reformuar. Por fakti është se deri ditën që shpalli rikthimin si kryetar, humori I zi I Berishës për një të ardhmë të ndritur funksionoi. Më pas, koha tregoi se të gjitha ishin përralla për tu kthyer aty ku ishin. Biles edhe me të njëjtët personazhe komikë që shisnin Bashën për George ëashingtonin deri në 25 prill, por që pas 9 shtatorit e mallkonin deri tek kushërinjtë e tij nga Tepelena!

U premtuan primare, sovranitet I votës, zgjedhje të lira. E aq I zi ishte humori I Foltores, saqë u premtua dhe një rrugëtim konservator që shpejt u katandis në duart e Këllicit, një djali që nuk di as çfarë e djathta e as e majta por që një ditë “zbuloi” se PD është parti e qendrës së djathtë. Pra as mish e as peshk, por një rrumpallë. “par excellence”. E pra koha nxori zbuluar një tufë gënjeshtrash që u provuan si të tilla dhe që u certifikuan në 14 maj. Sepse populli voton gjithnjë mirë. Sidomos populli I djathtë.

Po në anën tjetër çfarë ndodhi? Basha pasi priti 1 vit e gjysmë Foltoren në një kotësi tipike të tijën, jo më larg se dje shpalosi “platformën” më të re. Një aliazh të premtimeve të Foltores të përzier me stilin e tij të tipit “rrit nivelin e gënjeshtrave që të bëhesh me i besueshëm”. Dhe kjo për ca anonimë politikë që e rrethojnë është si një Ringjallje. Një Republikë e Re version 2.0, që duke e ditur sesi përfundoi origjinali I 2017, merret më mend kollaj se çfarë parodie përfaqëson. Dhe premtimet e Bashës janë në vijim këto: 1) të zhbëjë ndryshimet kushtetuese të 2008 Berisha-rama; 2) lista të hapura; 3) votën e emigranteve; 4) kufizim mandatesh. Dhe çfarë përfaqësojnë këto medemek angazhime?

Pikërisht të kundërtën e çdo gjëje që ka bërë që nga 2008 e këtej. Pra me pak fjalë po propozon të largojë veten nga politika. Cudi! Nuk e ka as për herë të parë! Në fakt ato që thonë Berisha e Basha janë të drejta, veçse ka një problem të madh sa vetë universi! Propozuesve u mungon integriteti dhe besueshmëria, ndaj nuk I merr kush seriozisht. As Gaz Bardhi! Natyrisht që deficiti demokratik që ka nisur me lista e mbyllura dhe ndryshimet kushtetuese të 2008, janë bërë në bashkëpunim të plotë me Ramën dhe PS, por me një dallim. Rama nuk fshihet pas “lotëve të krokodilit’ si dy ish udhëheqësit e opozitës, por vazhdon e mbron çdo gjë që ka bërë keq me ta. Pra, është “I sinqertë” në projektin centralizues të qeverisjes e sferës publikë në kurriz të lirisë së individëve e komuniteteve. Dhe u kursen 700 mijë votuesve të PS melodrama të stilit Berisha-Basha duke qenë I qartë dhe pas asnjë vrasje ndërgjegjeje. Ndërsa hipokrizia e palës tjetër është në mos neveritëse, qesharake deri në dhimbje.

Ndaj këto propozime të Bashës do bien në vesh të shurdhër, ndërsa vendosmëria e Ramës nuk bën përshtypje po ashtu. Dhe situata me apo pa zgjedhje të parakohshme do vazhdojë të jetë e njëjta. PS dhe aleatët do marrin mbi 700 vota aq sa kanë marrë edhe me Nanon e Metën para 2005, ndërsa PD do qëndrojë në nivelet e 14 majit apo do zbresë akoma më poshtë, sepse me një leadership pa integritet, që zhytet në llumin e gënjeshtrave të veta nuk pritet asgjë tjetër.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare