Miell nga Serbia? Zusi: Jashtë standardeve, shkakton probleme në organizëm
Drejtor Ekzekutiv i AFI, ish-zv/ministri i Bujqësisë Alban Zusi tha në studion e Report Tv se konsumimi i miellit jashtë standardeve shkakton probleme në organizëm.
A po konsumojmë bukë të prodhuar nga miell jashtë standardeve? Ky është shqetësimi i konsumatorëve në vend, ndërsa edhe pse kjo çështje rikthehet herëpashere, sërish institucionet nuk kanë marrë masat e duhur për bllokimin e importit të miellit me nivel proteinik nën 12.5%.
I ftuar në studion e Report Tv, ish-zv/ministri i Bujqësisë, Alban Zusi tha se norma e vendosur disa vite më parë për nivelin e proteinave në miell ka qenë 12.5%, ndërsa më pas ka pasur një tjetër vendimmarrje që e çoi në 9%.
Sipas tij, mielli jashtë standardeve shkakton probleme shëndetësore te konsumatorët. Zusi tha gjithashtu se në Shqipëri hyn tre herë më shumë miell me nivel proteine 9% për prodhimin e biskotave, sesa për prodhimin e bukës.
Konsumimi i një mielli me normë proteine nën 12% shkakton probleme në shëndet, kemi të bëjmë me një organizëm të sëmurë. Shkakton probleme të funksionimit, probleme fiziologjike, probleme me zhvillimin e trurit te fëmijët. Mungesa e proteinës shkakton këto probleme. Janë dhe vetë prodhuesit e bukës që shpreshin shqetësimin se për shkak të nivelit të ulët proteinik të miellit përdoren shtesa, dhe në këtë moment këtu fillon një problem tjetër, sepse këto mund të jenë në nivelin e duhur, por mund të rezultojnë edhe problematike.
Ne nuk arrijmë dot të kontrollojmë miellin, e jo më shtesat. Përdorimi i aditivëve është mjaft i vështirë për t'u kontrolluar. Është më e lehtë të kontrollosh një kamion, sesa qindra furra buke për përdorimin e shtesave.
Niveli i proteinave te miellit duhet të jetë 12.5%. Në Shqipëri hyn miell me nivel 9% i cili është i destinuar për prodhimin e biskotave, dhe kjo është sasi e konsiderueshme mielli që vjen nga jashtë, tre herë më shumë miell për biskota sesa për bukë. Kjo ishte anormale, s'kishte asnjë lloj reagimi deri në janar të këtij viti.
Niveli i miellit me përmbajtje nën 12.5% është përgjysmuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Hyrja e miellit nga Serbia dhe Kosova është dy herë më e ulët. Jo vetëm për miellin, por edhe për produke te tjera kam parë lëvizje brenda Ministrisë së Bujqësisë, me synim për t'iu afruar standardeve të BE-së. Ne jemi larg, fakti është që deri tani nuk ka pasur asnjë lloj axhende për t'u afruar me BE.
Alban Zusi, drejtor Ekzekutiv i AFI
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
22.3%
-
As i mirë as i keq
32.8%
Vota total: 1638
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eksportet në krizë/ Zusi përplaset me Cekon dhe largohet nga emisioni ‘Përballje’! Eksperti: Fasonët të mbyllen! Prençe: Do mbeten njerëzit pa punë
11 Dhjetor 2023, 14:48
-
Projekt-buxheti/ Zusi: Të rishpërndahen të ardhurat si duhet! Mziu: Skandaloze shifra për bujqësinë! Resulaj: Ka marrë më shumë fonde se vitin e kaluar
10 Nëntor 2023, 22:34
-
Banka e Shqipërisë nuk ndërhyri në kursin e këmbimit, Zusi për Report Tv: Vendim i papërgjegjshëm, bizneset po pësojnë humbje nga ulja e euros
3 Gusht 2023, 14:12
-
Rënia e euros, Zusi në Report Tv: S’po kërkojmë financim për veten, por edhe për punonjësit! ‘BSH’ po e trajton problemin si në vitet 90
28 Korrik 2023, 19:47
-
Nisma e qeverisë për rritjen e pagave/ Zusi: Biznesi nuk bën magji, duheshin konsultime! Çoçoli: Mundësohet vetëm nëse ka rritje ekonomike në vend
12 Prill 2023, 18:39
-
Rritja e pagës/ Pampuri: Premtimi elektoral i Ramës! Resulaj: E bëmë tani se kemi konsolidim fiskal! Zusi: Fillim i mirë! Axhami: Lajm i mirë, por i vonuar
7 Prill 2023, 22:28
-
Zv.ministri i Bujqësisë: Blegtoria ka marrë nga buxheti 60% në skemën mbështetëse! Zusi: Rritja e eksporteve është evidente
20 Mars 2023, 19:38
-
Dhoma e Tregtisë Tiranë: Pro Amnistisë Fiskale! Paketa fiskale 2023, e fokusuar te gjobat, jo ndihma! Duhet ndërhyrje radikale! Ja propozimet
19 Tetor 2022, 11:27
-
Kosovë/Qeveria merr vendim që të lejohet eksporti i miellit, vajit dhe sheqerit
14 Shtator 2022, 15:48
-
Serbia e Maqedonia hoqën kufizimet për tregtinë e grurit e misrit në Shqipëri, Alban Zusi: Do të ulë kostot, në vjeshtë mund të kemi mungesë produktesh
28 Korrik 2022, 14:44
-
Zv.ministri Bejtja në Report Tv: Me 23 nëntor hapim bursën e energjisë! Nga shtatori paguajnë më shumë ata që e shpërdorojnë! Nuk preken familjarët
5 Korrik 2022, 20:37
-
'Ballkan i Hapur', Zusi në Report Tv: Shqipëria përfiton në turizëm, por nuk eksportojmë dot produktet blegtorale! Duhet zgjidhur ngërçi! Kriza e luftës do sjell mungesë ushqimesh
8 Qershor 2022, 14:05
Ceshte kjo shprehje e shume shqiptareve kur thone mire te Na behet. Nuk degjon komb tjeter te flase keshtu. Jepen zgjidhje te halleve Jo vetem vrojto cfare ndodh si ndodh kur ndodh Jepet zgjidhje. Fillon me lutje te Zoti e veprimet konkrete. Revolte revolucion Serbi GHithmon ka dashur te Na zhduke Kush I beson dmth urren shqiptaret e I do te shuhen Gjejeni tradhetarin e vrasesin bashke me ate qe sjell qumesht SE po shfarosin kombin me te lashte NE Europe
PërgjigjuMire na behet, kur nuk mbjellim as edhe grurin vete, ne jemi vend plerash, vend kriminelesh, vend kanceri, cdo gje eshte jasht kontrollit, shteti maskara nuk subvencionon fermeret dhe nuk ju lehteson kushtet nepermjet mbeshtetjes, e shqiptaret hajne grur harabelash. Cohu o shqiptar e kekroi llogari atij qe e ke zgjedhur.
Përgjigju