Urdhëri i Ministrisë së Bujqësisë për mos lejimin e kalimin të miellit nga Kosova, me arsyetimin se ende bizneset kosovare nuk kanë punuar në drejtim të certifikimit të cilësisë së miellit që eksportojnë në Shqipëri, nuk pritet të kete impakt negativë në mardhëniet mes dy vendeve.

Garancia është dhënë nga ambasori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili u shpreh se certifikimi i cilësisë, sipas tij është domosdoshmëri dhe siguri për konsumatorët.

"Nuk mund të them që është një ndalim, është një proces që ka të bëjë me verifikimin e parametrave që përdoren në artikuj të ndryshem ushqimor. Ka një përpjekje që ky problem të zgjidhet dhe mesa di une kohët e fundit është liruar ky proces edhe pala kosovare edhe institucionet e shqipërisë po shikojnë për një zgjidhje të mundshme dhe besoj se kjo do të zgjidhet shumë shpejt." tha Minxhozi

Viteve të fundit institucionet e Shqipërisë dhe të Kosovës janë përfshirë në vendime që kanë pasur të bëjnë me pezullimin e kalimit të mallrave të ndryshme, gjë që ka sjellë edhe reagime të sektorit të biznesit por edhe të politikës. 

Por ambasadori Minxhozi thotë se këto vendime nuk kanë të bëjnë me qëndrime politike por me qëndrime burokratike ku institucionet e Shqipërisë, duhet të jenë më të kujdesshme në këtë drejtim. Sipas tij shkëbimet tregtare në mes dy vendeve kanë shënuar rritje.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)