Ky proçes gjyqësor është ndjekur nga qeveria aktuale, pasi ish-qeveria Berisha ngriti një padi të tillë në vitin 2009 dhe më pas çështja u pushua për shkak se përfaqësuesit e Avokaturës së Shtetit dhe përfaqësuesit e 26 viktimave, nuk janë paraqitur në gjykatë. Në vendimin e saj të 1Prillit gjykata e Tiranës argumenton se: ”… Këshilli reagoi menjëherë në mbështetje të popullatës së prekur nga shpërthimi duke marrë të gjitha masat e duhura dhe duke vënë në dispozicion e paguar të gjitha mjete financiare për këtë qëllim, duke paguar edhe dëmin që u ishte shkaktuar të tretëve, dëmin e shkaktuar pronës private. Shpërblimin e dëmit të kryer sipas paragrafit të mësipërm e provojmë nëpërmjet akteve nënligjore të cituara në paragrafin 11, të miratuara nga Këshilli i Ministrave dhe që i bashkëngjiten kësaj padie dhe provave të tjera të marra apo krijuara gjatë shqyrtimit të kërkesës për gjykim të depozituar nga Prokuroria”.
*Shkrimi u botua në gazetën print Shqiptarja.com
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)