Mihrije Braha i është 'nënshtruar' këtë javë intervistës 60-sekondëshe të "Prive" e ashtu siç edhe e kërkojnë pyetjet ngacmuese, Mihrija nuk i kurseu detajet lidhur me jetën personale e atë intime.

Këngëtarja në intervistën e saj 'pa doreza' foli për marrëdhëniet me bashkëshortin apo jetën seksuale, duke ia atribuar kësaj të fundit format e saj fizike.

A të vjen mërzi kur të pyesin për moshën?

Jo

Sa vjeçe je?

47

A të ka ra shpesh me ja kall cigaren Naimit?

Jo shpesh, po me ja kall po.

Mihrija seksi vetëm nëpër foto, a edhe në realitet?

Edhe në realitet.

A po të qorton Naimi që ke fillu me u zhvesh?

Jo, përkundrazi, biles nxitjet janë prej anës së tij. Unë veç po i aprovoj.

Nëse e kishe kthy kohën prapa, a ishe martu me Naimin?

Sigurisht që po, veç me Naimin.

A e pret Naimin në shtrat, a të pret ai ty?

Herë herë.

A je xheloze?

Jo

Sa herë në muaj e viziton vjehrrën?

Shumë shpesh.

A mendon se je e zonja edhe në aktrim?

Mendoj që po, biles shumë e zonja.

Çfarë suksesi ke pas në shkollën e mesme?

Si shembullore.

A ka Mihrija operacione plastike?

Jo, jo edhe jo.

Sa kilogram i ke?

62, aty ku gjithmonë është pika ime e fundit.

A e ke tradhtu Naimin ndonjëherë?

Kurrë, kurrë, kurrë.

A mendon që seksi po të mban në formë?

Po
mihrije braha
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)