Mihrije Braha: “Nuk kam bërë
asnjë operacion plastik”

Mihrije Braha thotë se nuk ka bërë asgjë ndërhyrje estetike në fytyrë dhe trupin e saj.

Këngëtarja është përfolur shpesh për ndërhyrje kirurgjike për shkak të pamjes për t’u lakmuar, por sipas saj gjithçka tek ajo është natyrale.

mihrije braha

“E di se nuk më besojnë që nuk kam ndërhyrje kirurgjike estetike në trupin dhe fytyrën time, mirëpo kjo është e vërteta”. Nuk jam kundër tyre, por nuk e shoh të nevojshme që tani për tani të bëjë ndonjë ndërhyrje të tillë”, ka thënë Mihria gjatë një interviste për mediat kosovare.

Mihria sapo ka hedhur së fundmi në treg këngën dhe videoklipin “Krejt le ta dijnë” një bashkëpunim me DJ Cimi, ndërsa së shpejti do të vijë edhe me këngën “Çokolata”, e cila do ketë një videoklip të realizuar në Paris.


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës