Kuzhina në A1 Report, në rubrikën më të ndjekur të emisionit të mëngjesit “Rreze Dielli” u përcoll sot me aromën dhe shijen e një prej fituesve të MasterChef, Miklovan Zeqo.
Edhe pse ai nuk arriti të rrëmbente trofeun e MasterChef-it të parë shqiptarë ai ishte finalisti i vetëm që konkurroi në natën finale me mikun e tij Alfio.
Në këndin e kushinës bashkë më zonja Teftën dhe Eneidën, Miklovani solli receta që janë të stinës. Talenti është përbërësi kryesor i Miklovanit në kuzhinë. Me këtë përbërës ai solli dy pjata të thjeshta por plot fantazi njëkohësisht dhe shumë të shijshme.

Pjata e parë që u gatua nga Miklovani ishte pure patate e ëmbël e kapesante me vaj të aromatizuar për dekorim. Pjata e dytë sallatë me fruta.

Receta 1: “Pure patate”
Patate ëmbël
Majdanoz
Kapesante
Vaj ulliri
Borzilok
Kripë

Përgatitja e “Puresë së Patates”
Pataten e kuqe të zierë e presim në kubik dhe i hedhim kripë, vaj dhe majdanoz duke e shtypur së bashku. Më pas skuqim në vaj ulliri kapesantet.
Vajit të ullirit i shtojmë borzilok dhe majdanoz dhe më pas i përziejmë në mikser.

Receta 2: “Sallatë me fruta”
Karkaleca
Skampi
Sallatë jeshile
Domate
Rrush të bardhë e të zi
Mollë jeshile
Qershi
Mango
Asparag
Selino
Luleshtrydhe
Lëkurë portokalli

Kush është Miklovan Zeqo:
Miklovani është larguar nga Shqipëria në një kohë kur në Itali ikej me gomone. Ai ka qenë 9 vjeç dhe këtë episod s’e harron dot lehtësisht. Ai është shumë këmbëngulës dhe mjaft i përkushtuar ndaj punës.
Ka një mënyrë pune aq të organizuar saqë nuk i bëjnë përshtypje të papriturat apo presioni i kohës kur gatuan. Ka nisur të gatuajë që në moshë të vogël, pasi prindërit ktheheshin vonë dhe atij i duhej të gatuante për vete dhe motrën. Kuzhina është pasioni më i madh i jetës.
Pjatat e preferuara janë: supa e peshkut, orizi me akullore borziloku dhe karpaço karkaleci e gjallë. Përveç gatimit pëlqen dhe futbollin dhe makinat.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com