Nxënësit të shkollës Thimi Tani
TIRANË, 17 Shkurt / ATSH - Nxënësit e shkollës "Thimi Tani" të qytetit të Beratit, i janë bashkuar projektit "Miku i Monumentit".
Në kuadër të këtij projekti gjatë këtyre ditëve nxënësit e klasave të teta të kësaj shkolle, kanë zhvilluar disa vizita në Monumetet që ndodhen në Kalanë e qytetit, në Qëndrën Mesjetare, Ansamblin e Qytetit dhe QKM-Berat.
Në kujdesin e mësuesve dhe specialistëve të Edukimit Kulturor të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, ata kanë parë nga afer vlerat arkitektonike, historike dhe kulturore duke i evidentuar dhe studiuar ato.
Si një detyrë përfundmitare lidhur me këto vizita nxënësit e "Thimi Tanit" do të përgtisin një reportazh të shkurtër me qëllim për të njohur , evidentuar, mbrojtur dhe dashur vlerat e Trashëgimisë Kulturore të qytetit të Beratit.
Nxënësit të shkollës Thimi Tani
Projekti "Miku i monumentit" është një nga veprimtaritë më të rëndësishme, i cili konsiston në atë që është quajtur si "marrja e përgjegjësisë publike" e njohjes dhe ruajtjes së monumenteve historike, përkujdesjes dhe realizimit te veprimtarive me karakter edukativ e kulturor, nga nxënësit e shkollave të qyteteve.
Ky projekt është shpallur publikisht në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve e cila është 18 prilli dhe gjatë kësaj dite Drejtoritë Rajonale të Kulturës dhe Arsimit në Durrës, Korçë, Berat, Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër bën publike këtë nismë.
Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe parqet Arkeologjike, me cilësinë e përgjegjësit dhe zbatuesit të kësaj nisme në terren, në realizimin e këtij projekti bashkëpunojnë me Drejtoritë Arsimore Rajonale në rrethe dhe shkollat 9-vjeçare, të cilat ndërmarrin gjatë ditëve të caktuara një
Nxënësit të shkollës Thimi Tani në Kalanë e Beratit
seri veprimtarish për njohjen, mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore në afërsi të shkollës.
Nga ana tjetër specialistët e DRKK-ve, ofrojnë leksione dh biseda informimi për rëndësinë e monumentit në veçanti dhe të Trashëgimisë Kulturore e menaxhimin sa më të mirë të saj, në përgjithësi.
Ndërsa shkollat kujdesen për mirëmbajtjen e monumentit sipas udhezimeve të specialistëve në DRKK, dhe organizojnë aktivitete e ofrojnë shërbime informuese për vizitorët në monument në ditë të caktuara festash, aktivitetesh masive etj.
/k.m/f.n/







