ITALI - Nesër në Milano do të zhvillohet ndeshja kryesore e javës në kampionatin italian të futbollit, Milani do të presë Juventusin në shtëpi në një ndeshje, e cila do të thotë shumë.

Milanezët duhet të fitojnë me cdo kusht për të shpresuar për një ngritje në renditje dhe për të ndalur Juventusin në marshimin drejt titullit. Pragsfida është mjaft e ndezur në të dy klubet.

Ish milanisti, Andrea Pirlo shprehet përpara ndeshjes se do të jetë një 90’ minutësh që do të dhurojë shumë emocione dhe spektakël në fushën e blertë.

Ndërsa Milani tashmë që ka gjetur asin egjiptian, El Sharauin, ka besim që mund të gjunjëzojë kampionët me recetën që përdori edhe Interi pak javë më parë, por do të jetë tepër e vështirë që torinezëve t’ju rrëshkasë këmba dy herë. Megjithatë nga specialistët dhe kuotimet ndeshja shihet e barabartë.

/d.b.shqiptarja.com/