Milani ka mposhtur Juventusin në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, duke kaluar për në finale të cilën do ta zhvillojë përballë Interit të hënën.
Kuqezinjtë arritën të përmbysin në pjesën e dytë avantazhin bardhezi me Yildiz.
Në fraksionin e dytë një gol i Pulisic në minutën e 71 dhe një autogol i Gattit 5 minuta më vonë, dhanë fitoren për kuqezinjtë në gjysmëfinalen e Superkupës që po zhvillohet në Arabi.
Me këtë rezultat, debuton me fitore në stolin kuqezi, trajneri i ri Francisco Conceiçao, i cili zuri vendin e Paolo Fonsecas.
Të hënën në Riad, do të luhet derbi i Madoninës për të përcaktuar fituesin e Superkupës së Italisë. Mbrëmjen e djeshme, Interi mposhti 2-0 Atalantën.