Interi në finale, Gasperini tregon tre gafat e arbitrit: De Vrij jashtë loje, Dumfries shtyn Scalvinin me dy duart dhe këndore e paqenë

Interi në finale, Gasperini tregon tre gafat e arbitrit: De Vrij jashtë loje, Dumfries shtyn Scalvinin me dy duart dhe këndore e paqenë

Gian Piero Gasperini

Interi fitoi 2-0 dje kundër Atalantës dhe siguroi finalen e Superkupës së Italisë, sfidë e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite. Pas ndeshjes u analizuan gabimet e arbitrit në golin e parë që i hapi rrugë Interit për suksesin.

Eksperti i arbitrimit, Massimo Mauro tha se goli i parë erdhi si pasojë e një këndoreje që nuk duhej dhënë. Tanimë në Itali po kërkojnë që VAR të ndërhyjë në këto raste.

“A e shikoni se përse jemi pro ndërhyrjes së VAR në këto raste? Arbitri gaboi, i dha korne Interit, por u kthye në gabim vendimtar pasi aty u zhbllokua ndeshja. Gabim i arbitrit, por VAR duhet të ndërhyjë. Para një muaj Conte bëri një fjalim për këtë dhe unë jam shumë dakort me të. Përse nuk e merrni një minutë dhe të shihni nëse goditja e këndit ishte e rregullt? Do të evitojmë një gol të parregullt”, tha Mauro.

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini nuk mund të qëndronte në heshtje për arbitrin.

“Përgjigja është se Interi është një ekip i fortë, për momentin më i forti. Mendoj se jemi afruar, në kampionat kur të luhet ndeshja e kthimit do të jemi edhe më afër nivelit të tyre. Interi mbetet në një nivel më të lartë teknik, por unë jami kënaqur.

Gabimi i arbitrit? Është turp për atë rast me Scalvinin edhe nëse në pjesën e parë Interi meritonte më shumë se barazimi. Nuk është e lehtë të krijosh kundër Interit, loja u kthye me atë golin absurd, një goditje inekzistente me De Vrij përballë portierit dhe një faull shumë i dukshëm nga Dumfries ndaj Scalvinit, ai e shtyn me të dyja duart. Ndërkohë VAR iu deshën shtatë minuta për të anuluar golin tonë me të drejtë për pozicion jashtë loje të De Ketelaere”, tha Gasperini.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ 1.5 metër borë në Mashkullorë, kalimi i mjeteve vetëm me zinxhirë! Mjetet borëpastruese në terren

Korçë/ 1.5 metër borë në Mashkullorë, kalimi i mjeteve vetëm me zinxhirë! Mjetet borëpastruese në terren