Ish-trajneri i Interit dhe Fiorentinës Stefano Pioli do të jetë trajneri i ardhshëm i Milanit. Drejtuesit e ‘djallit’ pasi dështuan për të gjetur marrëveshjen me Luciano Spalletti-n kanë zgjedhur 53-vjeçarin për projektin që në fillim iu besua Giampaolo-s. Sipas mediave italiane pritet që sot që Milan dhe Pioli të bëjnë zyrtare paktin 2-vjeçar nga i cili trajneri do të përfitojë 1.5 mln euro në sezon.
Gjithsesi aventura e Piolit te Milan pritet të nisë në malore që në fillim. Shkaku është një deklaratë e trajnerit në kohën kur drejtonte Interin, pasi Pioli deklaronte: Nuk e dija nëse do të drejtoja ndonjëherë ziklatërit, por jo vetëm, e gjitha familja jemi tifoz të Interit.”