Gjithçka duhet të nisë nga e para. Ajo që duhej të ishte mbrëmja e madhe e rikthimit në Champions për Milanin u kthye në një makth. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Cagliarit që vetëm pak orë më herët kishte siguruar matematikisht edhe mbijetesën. Milani nuk arriti dot të dilte në lojën e tij dhe provoi vetëm me gjuajtje nga larg ndërsa Donnarumma e shpëtoi portën në dy momente ndaj Pavoletti-it e Godin.Milani momentalisht është në Champions në vend të tretë me 76 pikë po aq sa Napoli. Europa që vlen për Milanin kalon nga Bergamo ku ndaj Atalantës është i dënuar të fitojë që të mos ndikohet nga rezultatet e tjera.
Titulli në La Liga do vendoset në javën e fundit të dielën e ardhshme. Atletico Madrid arriti ndaj Osasunës një përmbysje me rezultatin 2-1 që mund të vlejë titullin dhe e ka në dorë fatin e saj. Osasuna kaloi në avantazh në Madrid por Atletico shënoi dy herë me Lodi dhe Luis Suarez në minutat 82 dhe 88-të dhe mban vendin e parë me 83 pikë.
Real Madrid nuk është dorëzuar. Los blancos mposhtën 1-0 në transfertë Athletic Bilbaon falë golit të Nacho në pjesën e dytë dhe janë dy pikë larg vendit të parë një javë nga fundi.
Ndërsa ajo që doli nga gara e titullit është Barcelona. Katalanasit u mposhtën 2-1 nga Celta Vigo në “Camp Nou” dhe nuk e arrijnë dot vendin e parë. Golit të Leo Messit iu përgjigj Santi Mina me dy gola.
E pabesueshme ajo që ndodhi në Premier League. Portieri i Liverpool Alisson si një sulmues i vërtetë shënoi me kokë golin e fitores ndaj West Brom dhe mban skuadrën e Klopp në garë për zonën Champions. Liverpooli triumfoi në shifrat 2-1/ Përgatiti Andi Kapxhiu