MILANO - Drejtuesit e Milanit vazhdojnë të konfirmojnë trajnerin Allegri por pankina e tij dridhet prej ditësh. Pas diskutimit që ka pasur me skuadrën, Galliani ka blinduar trajnerin Allegri. Por në shtëpinë e Milanit fytyrat e vrenjtura duken qartë.

Presidentit Berluskoni kjo situatë e paprecedentë nuk i pëlqen dhe një fakt i tillë nuk është më një mister. Në futboll ajo që ka rëndësi janë rezultatet dhe nëse Milani dështon sërish atëherë situata e trajnerit të skuadrës, mund të ndryshojë. Emri më i nxehtë për momentin për të zëvendësuar Allegrin, është ai i Mauro Tassotti-t, i cili mund të shërbejë si një varkë shpëtimi dhe më pas drejtimin e skuadrës ta marrë Luciano Spalleti, por në bllokun e bosit Berlusconi, ëndrra vazhdon të mbetet Pep Guardiola. Në fakt për të gjithë tifozët e “Djallit”, dicka duhet të jetë e qartë, pasi edhe Galliani ka thënë që nuk dëshiron asnjë alibi dhe se Allegri nuk preket por nëse seria negative e rezultateve do të vazhdojë, atëherë gjithcka mund të ndryshojë dhe drejtuesit mund ti japin duart trajnerit Allegri. Ky i fundit është i skualifikuar për ndeshjen e kësaj të mërkure dhe Tassotti do të bëjë edhe provën e parë si trajner i parë në skuadër.

Ky fakt është thjesht një rastësi, por nëse Allegrit i jepen duart, ish-mbrojtësi i kuqezinjve të milanos, mund të marrë drejtimin edhe për faktin se Filipo Inzaghi ende nuk e ka eksperiencën e nevojshme.

Kontrata e trajnerit aktual skadon në vitin 2014, por në mendimet e Berlusconit duket se janë emrat të tjerë për të ardhmen e stolit kuqezi. I pari në listë është Luciano Spalletti, i cili duket se në Rusi tek Zeniti e ka përfunduar me sukses aventurën e tij dhe mund të rikthehet në Itali. Kontrata e tij është rinovuar vetëm pak kohë më parë, por pakti që Spalleti ka me drejtueist e skuadrës ruse, është i qartë: nëse Spalletit i vjen një ofertë nga jashtë Rusise, ai mund të zgjidhë kontratën dhe të largohet. Përvec Spallettit, alternative e dytë është ëndrra në sirtar e drejtuesve që mban emrin e Pep Guardiolës. Pavarësisht faktit se Pep, ka deklaruar se do rri një vit pushim ish-trajneiri i Barcelonës nuk ka përjashtuar asnjë hipotezë. Kur është pyetur nëse mund të marrë drejtimin e Milanit, katalanasi ka nënvizuar: - "Kurrë mos thuaj kurrë", duke lënë një derë të hapur. Kjo batutë e spanjolli nuk i ka shpëtuar Gallianit me shokë. Në këtë pikë, të paktën sipas asaj që zbulon Republica, pankina e Milanit mund të ketë luksin të ulë në stol dyshen Guardiola-Baggio. Të dy janë miq shumë të mirë dhe kanë luajtur së bashku tek Breshia. Baggio mund të drejtojë akademinë e kuqezinjve, duke kopjuar stilin e Barcelonës, ndërsa Guardiolës do ti besohet skuadra e parë. Dyshja Guardiola-Baggio mbetet gjithsesi një ëndërr, por në Milanello ndonjëherë ëndrra bëhen realitet.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)