MILANO, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Italia është shumë e ekspozuar ndaj pastrimit të parave të pista për shkak të rritjes së krimit të organizuar, si korrupsioni dhe evazioni fiskal, sipas një raporti të Bankës së Italisë të publikuar sot.
"Veprime të tilla janë shumë të përhapura dhe madje janë në gjendje të shkaktojnë deformime të rënda dhe afatgjata në ekonomi duke prodhuar një përkeqësim të mekanizmave konkuruese, një alokim joefikas të burimeve, më pak mundësi investimi dhe rritjeje ekonnomike", shpreh shqetësimi banka qendrore në këtë raport të përvitshëm që merr parasysh aktivitetin e degës së saj të ngarkuar me këtë fenomen, Njësia e Informacionit Financiar për Italinë(UIF).
"Korrupsioni në mënyrë të veçantë përbën një kërcënim shumë shqetësues për sistemin tonë ekonomiko-financiar sepse ai minon besimin e qytetarëve në institucione dhe politikë", nënvizon raporti.
"Disa raste të fundit tregojnë se ai është bërë një mjet i preferuar nëpërmjet të cilit forma gjithnjë e më të avancuara të krimit të organizuar infiltrohen në aparatin publik", vijon raporti.
Në vitin 2014, UIF ka marrë 71 700 sinjalizime për operacione të dyshimta, rreth 10 për qind se një vit më parë duke konfirmuar tendencën në rritje të krimit të organizuar./
/ec/











