ITALI - Lojërat Olimpike Dimërore 'Milano Cortina 2026' janë në ditën e shtatë të garimit, teksa të enjten u shpërndanë medaljet e radhës. Italia ia ka dalë që të fitojë medaljen e gjashtë të artë dhe kjo falë Francesca Lollobrigidës, patinatores së shpejtësisë që u shpall kampione edhe në 5 mijë metra.
Në Lugen ekipore ishte Gjermania që siguroi medaljen e katërt të artë falë dyshes Dajana Eitberger dhe Magdalena Matschina.
Francesca Lollobrigida - Italia vazhdon të pasurojë bilancin e saj në Lojërat Olimpike Dimërore, duke siguruar medaljen e radhës falë Francesca Lollobrigidës. Pas suksesit në garën e 3000 metrave në patinazhin e shpejtësisë, sportistja italiane triumfoi edhe në distancën e 5000 metrave.
Në garën e gjashtë dhe të fundit, Lollobrigida regjistroi kohën 6:46.17, duke lënë pas të gjitha rivalet. Fitorja e saj shënoi medaljen e parë olimpike të Italisë në garën 5000 metra për femra. Gjithashtu i dha Italisë medaljen e parë të artë olimpike në distancë për meshkuj dhe femra.
Medalja e argjendtë shkoi për holandezen Conijn, ndërsa norvegjezja Wiklund u rendit e treta dhe fitoi medaljen e bronztë.
Dajana Eitberger dhe Magdalena Matschina në Luge ekipore
Gjermania dominon me ekipe të përziera në Luge - Gjermania konfirmoi superioritetin e saj në stafetën me ekipe të përziera në Luge, duke dominuar garën dhe duke fituar medaljen e artë. Ekipi gjerman, i udhëhequr nga dyshja e femrave Dajana Eitberger dhe Magdalena Matschina, vendosi një rekord të ri me kohën 3:41.672.
Gjermanet lanë pas Austrinë, e cila u rendit e dyta me kohën 3:42.214, ndërsa Italia kompletoi podiumin duke fituar medaljen e bronztë me rezultatin 3:42.521.
Kjo garë shënoi edhe medaljen e fundit të disiplinës së Luges në Lojërat Olimpike Dimërore 'Milano Cortina 2026'.
Medaljet pas ditës së gjashtë të Lojërave Olimpike Dimërore 'Milano Cortina 2026'
Rebecca Passler, e pezulluar për doping, mund të marrë pjesë tashmë në Olimpiadën Dimërore 'Milano-Cortina 2026'. Vendimi është marrë nga Trupa Kombëtare e Apelit, që ka pranuar rekursin e sportistes italiane për pezullimin provizor.
Ajo kishte rezultuar pozitive ndaj një substance të ndaluar pas një kontrolli të bërë më 26 janar. Sportistja 24-vjeçare mund të marrë pjesë në garën e stafetës javën e ardhshme.
Pasi CAS-i deklaroi se nuk kishte juridiksionin për rekursin, sot Nadab njohu vlefshmërinë e marrjes së pavullnetshme, ose kontaminimin e pavetëdijshëm të substancës. Rebecca Passler do t’u bashkohet shoqeve të skuadrës nga e hëna e 16 shkurtit.
“Kanë qenë ditë të vështira. Kam besuar gjithmonë në pastërtinë time dhe falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur; avokatët, federatën, familjarët dhe miqtë. Tani mund të përqendrohem 100% te biathloni", tha Passler.

Francesca Lollobrigida i siguroi dy medalje të arta Italisë në Olimpiadën Dimërore 'Milano Cortina 2026', me 36-vjeçaren që fitoi në patinazhin e shpejtësisë në 3 mijë dhe 5 mijë metra distancë.
Fitorja e saj shënoi medaljen e parë olimpike të Italisë në garën 5000 metra për femra, por sërish për të në rrjet nuk munguan ofendimet. Pas fitores së disa ditëve më parë në 3 mijë metra, Francesca festoi me të birin 2-vjeçar, që siç zbulon ajo kishte një javë pa e parë.
Vogëlushi tregoi gjithë dashurinë e tij, ndërsa shumë e quajtën si të 'papërballueshëm' për energjinë që përcillte. Megjithatë të shumta ishin edhe kritikat, që sipas sportistes ishin të pamenduara për një 2-vjeçar.
"Më lënduan të gjitha komentet e pakëndshme. Isha shumë spontane, doja ta përqafoja sepse nuk e kisha parë prej një jave. Pastaj ai donte mamin e tij. U zhgënjeva nga komentet, veçanërisht nga gratë, sepse duhet të inkurajonim njëra-tjetrën. Disa e quajtën djalin tim të pasjellshëm. Më thuaj çfarë të duash, por jo për një 2-vjeçar", kështu komentoi Francesca Lollobrigida pas kritikave që mori në rrjetet sociale për festimet dhe intervistat me të birin pasi ajo fitoi medaljen e artë në 3000 metrat e patinazhit të shpejtësisë në Lojërat Olimpike Dimërore.
"Ci sono rimasta male per molti commenti cattivi, io sono stata molto spontanea, volevo abbracciarlo perché non lo vedevo da una settimana. Poi lui voleva la sua mamma. Mi sono dispiaciuti i commenti, soprattutto da parte delle donne, perché invece dovremmo incoraggiarci a… pic.twitter.com/y8ogL8hJPU
— Repubblica (@repubblica) February 13, 2026
Komente




