ITALI - Në një ditë spektakolare për sportet e akullit dhe të borës, Kanadaja, Koreja e Jugut dhe Franca siguruan medalje të arta me paraqitje shumë të mira në disiplinat e ndryshme olimpike.
Kanadezi Steven Dubois triumfoi në finalen e 500 metrave në patinazhin e shpejtë në pistë të shkurtër, ndërsa në këtë disiplinë, por për vajzat në stafetën e 3 mijë metrave triumfoi Koreja e Jugut. Në stafetën e Biathlonit për vajza ishte Franca që siguroi medaljen e artë.
Dubois kampion në 500 m Short Track
Kanadezi Steven Dubois triumfoi në finalen e 500 metrave në patinazhin e shpejtë në pistë të shkurtër, duke i dhuruar vendit të tij medaljen e katërt të artë në këto Lojëra Olimpike. Ai dominoi garën në Arenën e Patinazhit të Milanos dhe kaloi vijën e finishit me kohën 40.835 sekonda.
Holandezi Jens van‘t Wout, që synonte një tripletë historike pas fitoreve në 1000 m dhe 1500 m, u mjaftua me medaljen e bronztë (41.908 sekonda). Argjendi shkoi për vëllanë e tij, Melle van‘t Wout me 40.912 sekonda.
Zhgënjim për kanadezin Uilliam Dandjinou, i cili u penalizua nga gjyqtarët për një manovër të parregullt pasi kishte kryesuar në fazat e para.
Koreja e Jugut fiton stafetën e 3000 m për vajza, argjend historik për Italinë
Finalja e stafetës 3000 metra për femra në Short-track dhuroi emocione të mëdha. Koreja e Jugut konfirmoi hegjemoninë duke marrë medaljen e artë me kohën 4 minuta e 04.014 sekonda, falë një xhiroje të fundit perfekte nga Choi Minjeong.
Ekipi i Italisë, i përbërë nga Arianna Fontana, Elisa Confortola, Chiara Betti dhe Arianna Sighel, zhvilloi një garë taktike të shkëlqyer dhe fitoi medaljen e argjendtë me 4:04.107, më pak se një e dhjeta larg të artës. Bronzi i takoi Kanadasë.
Franca e artë në stafetën 4x6 km në Biathlon
Franca dominoi stafetën 4x6 km në Biathlon për femra. Julia Simon vulosi fitoren në etapën e fundit, duke e çuar kohën e ekipit në 1 orë 10 minuta e 22.7 sekonda.
Skuadra franceze, me Camille Bened, Lou Jeanmonnot, Océane Michelon dhe Simon, la pas Suedinë e Norvegjinë, që morën respektivisht argjendin dhe bronzin.
Renditja e medaljeve deri mesditën e datës 19 shkurt
Komente






