Një 17-vjeçar shqiptar me inicialet M.F i cili ishte arratisur nga burgu i minorenëve “Beçaria” në Milano më datë 20 dhjetor të vitit të kaluar, është arrestuar këtë të shtunë nga karabinierët e Monzaz.

Adoleshenti shqiptar u gjet dhe u arrestua në Vigevano, në shtëpinë e një shokut të tij. I riu shqiptar është dërguar sërish në burgun ku po vuante dënimin pasi akuzohej për disa vjedhje në zonën e Monzaz dhe Brianzaz.

17-vjeçari kishte mundur të arratisej më 20 dhjetor duke përfituar nga kaosi i krijuar në burg, për shkak të sëmundjes së një të burgosuri, duke kaluar një mur 5 metra të lartë.
Ndërkohë vetëm një ditë më parë, një 15-vjeçar u arratis po nga ky burg, duke vënë kështu në pikëpyetje sigurinë e këtij institucioni.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)