Milanoviç vlerëson se kjo është gjeopolitiksht e nevojshme dhe një mjet efikas për qetësimin e të gjitha llojeve të tensioneve në këto hapësira.
"Nuk kemi ambicie të jemi të ashtuquajtur liderë rajonalë dhe as tutorë ose sponsorë të dikujt. Dëshirojmë të jemi shembull në ndërtimin e shteteve të qëndrueshme demokratike, ku jetojnë njerëz të lirë dhe të lumtur. Dëshirojmë të jemi miq te të cilët këto vende mund të mbështeten, gjë që u dëshmua gjatë përmbytjeve të paradokohshme, të cilat goditën fuqishëm Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën", deklaroi Milanoviç në parlamentin kroat gjatë raportit vjetor të punës së qeverisë.
Kryeministri theksoi se Kroacia, si anëtare e BE-së, e përforcon ndikimin e saj në krijimin e qëndrimeve të përbashkëta evropiane, posaçërisht kur bëhet fjalë për rajonin. "Kroacia ishta ajo që ndërmori iniciativën për qasjen proaktive evropiane të Bosnjes", theksoi ai./ATSH/
