Miley Cyrus ka çmendur publikun e  saj teksa performonte në Puerto Rico gjatë koncertit “Bangerz”.

Këngëtarja shihet me të pasme fallso duke imituar Nicki Minaj. 21-vjeçares duket se I ka ecur ideja e saj pasi ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Nuk është hera e parë kjo që Miley “sulmon” kolegen e saj Nicki, pasi ajo kishte bërë edhe montazh në Instagram me të pasmet e Nickit duke shkruar “Anaconda” për hitin e saj të fundit.

miley cyrus

Më pas Miley ka nxjerrë ujë nga goja duke spërkatur publikun, gjë që e ka bërë edhe herë të tjera.

Turneu i saj përfundon më 23 tetor dhe deri më atëherë Miley ka mjaft për të treguar.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)