MILANO – Themeluesi numër dy i Google është fotografuar nga një udhëtar i rastit teksa udhëtonte në një metro në New York.

Ai kishte vënë një pale syze transparente të cilat nuk e fshehnin dot identitetin e tij, përderisa ka arritur të dallohet nga ai që ka fotografuar.

Autori i kësaj fotoje është një pasagjer i vëmendshëm të cilit nuk i ka shpëtuar ky rast. Ai menjëherë ka postuar foton e tij në Twitter dhe ka rrëfyer bisedën me njeriun më të fuqishëm në botë.

Të takosh atë në një metro është njëlloj si të takosh Bill Gates në një tramvaj, teksa punon me version e parë Windows 95 ose Steve Jobs, që provon të telefonojë në një park publik me një iPhone të vjetër.

(ad.ti/shqiptarja.com)