/ATSH-AFP/ - Papa Françesku filloi sot një meshë gjigante në Rizal Park të Manilas, në prani të miliona besimtarëve dhe të një shiu të rrëmbyeshëm.

Stuhia tropikale në jug të Filipineve dhe që ka sjellë shira të jashtëzakonshëm, nuk mundi të frenojë katolikët filipinas që të vinin në meshë, më e rëndësishmja pas asaj të vitit 1995, e mbajtur nga papa Gjon Pali II.

Filipinet, me 80 për qind të popullsisë të besimit katolik, janë një nga vendet kryesore katolike të botës.
Ndërkohë, katolikët përbëjnë 3,2 për qind të popullsisë aziatike.