Grupet kriminale shqiptare janë rikthyer përsëri në vëmendjen e medias britanike falë postimeve që bëjnë në rrjetet sociale të aktiviteteve të tyre të paligjshme. Është tabloidi britanik The Sun që ka siguruar disa video të publikuara në rrjetin social Instagram ku shihen mijëra paund në makinat e anëtarëve të një grupi kriminal.
Sipas kësaj gazeta bëhet për fjalë për një grup të quajtur Hellbanianz të cilët operojnë në zonën Barking në lindje të Londrës. “Të paturpshëm mbi të gjitha me një guxim të madh shuma të mëdha parash të fituara nga shitja e kokainës ata i nxjerrin në rrjetet sociale” shkruan The Sun.
Shkrimi i The Sun për grupin shqiptar
Duke cituar burime policore The Sun shkruan se Hellbanianz janë një karter i rrezikshëm që dominon tregtinë e drogës në Londër duke përfituar miliona stërlina. “Anëtarët e bandës së ‘Hellibanianz’ njihen për dhunën që ushtrojnë ndaj bandave rivale në të gjithë Londrës, por vitin e kaluar ishin dhe protagonistët e një sherri brutal me thika në Sheshin e Londrës, gjatë festës së pavarësisë” shkruhet në artikull.
Shqiptarët thuhet në vijim të artikullit janë grupi i tretë më i madh i kriminelëve të organizuar në tre vitet e fundit, teksa kanë rritur pjesëmarrjen në treg me 42 %. Disa prej anëtarëve të kësaj bande janë arrestuar, si Tristen Aslanni, 29 vjeç, i dënuar me 25 vite burg për drogë dhe armë.
(Paratë e bandës të fituara nga trafiku i kokainës)
Bajgëri e gjallë!
Përgjigjuketa jan femi .... or want to be big .... ste ben instagrami big or kalamaja.... futjuni punes se ndertimi ka lek ;)
PërgjigjuIk o Eri ha na nji pershesh me kos
PërgjigjuTipik halabake, bejne pare dhe hapen bythesh duke ia futur vetes me prova te pakontestueshme per gjykatat. I mencur eshte ai qe ben pare e s’i dihet emri e jo me fytyra.
Përgjigju