Protestës së Sali Berishës edhe këtë javë iu bashkuan vetëm një grusht militantësh, të cilët të ‘frymëzuar’ nga Dita e Rinisë premtojnë se do ta rrëzojnë diktaturën e dytë. Pedagogu Erges Eskiu tha se sot i japin besën njëri tjetrit se do ta largojnë Edi Ramën, por në ndryshim nga studentët e dhjetorit që ishin me mijëra që rrëzuan regjimin komunist, ata janë vetëm një grusht militantësh. 

“Sot në ditën e rinisë ti japim besën njëri-tjetrit, ta çojmë ëndrrën e tyre në vend, ta shporrim diktaturën e dytë. Kanë shpenzuar miliarda për të shkatërruar ëndrrën e studentëve të drejtorit për të shkatërruar PD-në dhe vinte ajo zonja na thonte do hani bar po ndoqët liderin tuaj. Dua t’iu bëj të besoni që kjo parti nuk shuhet kurrë, se kjo është partia e tyre që sakrifikuan, i bën ballë regjimit të Hoxhës. Kjo është partia e Hajdarit, partia e Berishës, e njerëzve të lirë që kurrë  nuk dorëzohen”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Në Ditën e Rinisë, Berisha nuk mbledh në protestë as 100 militantë: Të ngrihemi në idealet e studentëve të Dhjetorit për të rrëzuar Ramën