Millosheviç shpërbleu Peter Handke me pasaportë jugosllave, nisin hetimet

Millosheviç shpërbleu Peter Handke me pasaportë jugosllave, nisin hetimet

Shkrimtari austriak, Peter Handke, fitues i çmimit Nobel për Letërsi sivjet, ka konfirmuar se në vitin 1991, kur Serbia udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviç, ai është pajisur me një pasaportë jugosllave.

Faqja e internetit 'Intercept' ka publikuar pasaportën që ai mori më 15 qershor të vitit 1999, pak ditë pasi trupat e Millosheviçit ishin tërhequr nga Kosova.

Në pasaportë thuhet se nënshtetësia e Handke-s ishte jugosllave.

Por Peter Handke thotë se ai e pranoi pasaportën vetëm për arsye udhëtimi.

Shkrimtari Handke ka shprehur qëndrimin e tij pro-serb gjatë luftërave të viteve ’90 dhe mbajti një fjalim kur Millosheviç ndërroi jetë.

Gazeta austriake 'Oesterreich' shkruan se në Austri ka nisur një hetim në lidhje për këtë çështje, për shkak se që të natyralizohen si qytetarë të një vendi tjetër, austriakët duhet të aplikojnë për të ruajtur nënshtetësinë austriake. “Handke nuk e ka bërë kurrë këtë aplikim,” tha një zyrtar.

Vendimi i Akademisë suedeze që t’i japë çmimin 'Nobel' për letërsi, austriakut Peter Handke, ka nxitur reagime të jashtëzakonshme, duke qenë se Handke ka qenë një përkrahës i regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Lidhur me një vendim të tillë për 'The New York Times' foli sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm, i cili ka thënë se “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrarë në raport me  qëndrimet politike”.

Lidhur me këtë vendim kanë reaguar më parë shumë personalitete të politikës dhe letërsisë, në Kosovë, Shqipëri dhe në botë, të cilët janë shokuar me një vendim të tillë të Akademisë Suedeze

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI