Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit 2015 zhvilloi një takim në Mallakastër me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale. Ai u foli atyre për programin e PDS dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare. Ai e vuri theksin tek shqetësimi shumë i madh që kanë banorët e Mallakastrës nga “Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës”, i cili po ndot mjedisin. 
 
 “Javët e fundit po përballeni me një shqetësim shumë të madh, këtu në Mallakastër apo gjatë gjithë rjedhës së lumit Vjosë, deri në Fier. Ai pisllëk i madh që prodhohet dhe derdhet pa asnjë pikë përgjegjësie, që dëmton shëndetin, e njerëzve, dëmton mjedisin. Ky është një angazhim i madh që duhet të marri qeverisja vendore, me qëllim që t’i japi fund kësaj situate dramatike që është krijuar këtu nga ndotja e mjedisit.”, u shpreh Milo.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)