Sipas policisë, automjeti me targa AA 272 JN po kalonte mbi urën e lumit Mat në momentin kur ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
"Benzi" është nxjerrë nga shtrati i lumit, ndërsa trupi i pajetë i drejtuesit është gjetur jashtë automjetit. Nga kontrolli i automjetit ka rezultuar se nuk ka pasur persona të tjerë brenda.

(Automjeti tip "Benz" i rënë në shtratin e lumit Mat)
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 10.01.2018, rreth orës 17:00 është marrë njoftim se në Rrugen dytësore Pllanë-Rrubik, ka ndodhur një aksident. Automjeti tip “Benz” me targa AA272JN, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lumin Mat.
Për pasojë në afërsi të bregut të lumit është gjetur një shtetas i vdekur akoma i pa identifikuar, ku dyshohet se është drejtuesi i mjetit. Policia ka bërë të mundur nxjerrjen e mjetit në breg të lumit, ku nga kontrolli në brendësi të mjetit sështë konstatuar asnjë shtetas. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës.
Në lidhje me aksidentin e ndodhur u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit i cili ka humbur jetën. V.M., banues në Rubik. Vijojnë hetimet nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO
humb jetën drejtuesi/Emri+Foto











