TIRANE- Ministria shqiptare e Mbrojtjes përgënjeshtron lajmin e “Daily Mail”, ku raportoi një ditë më parë dyshimin e marinsave britanike se ishin helmuar me gaz mustardë gjatë stërvitjes së realizuar në Shqipëri verën e kaluar. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, planizuesit e përbashkët nuk kanë identifikuar dhe vërejtur asnjë shenjë të mbetjeve kimike të dëmshme për shëndetin e trupave që do të merrnin pjesë në stërvitje. Sipas këtij dikasteri gjithë stërvitja e planizuar është zhvilluar sipas objektivave të saj dhe pa incidente.
Gjatë ditëve të zhvillimit të saj në të gjitha raportimet e komandave të niveleve të ndryshme nuk janë raportuar incidente apo shqetësime të trupave në terren.
Stërvitja “Albania Lion 2013” e zhvilluar në periudhën 28 gusht gusht- 2 shtator 2013 në ishullin e Sazanit.
“Daily Mail” citon një zëdhënës ushtarak britanik kur thotë se pati një hetim për shkakun e simptomave të helmimit të ushtarakëve gjatë ushtrimit për marrjen e fortifikimeve të ishullit dhe se rezultoi që shkaku të mos ishte gazi mustarak apo lëndë tjetër helmuese ushtarake, por një lloj bime që rritet në ishull.
Gjithsesi ishulli ka qenë i banuar për më shumë se 30 vite dhe nuk është raportuar ndonjëherë për situata masive helmimesh nga bimësia.
Në atë periudhë mediat britanike publikuan lajme se këto trupa po përgatiteshin për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri, por zhvillimet politike dhe mungesa e marrjes së mbështetjes politike për realizimin e operacioneve luftarake bëri që të mos kishte të tilla ndërhyrje në vendin e përfshirë nga lufta civile.
REAGIMI I MINISTRISE SE MBROJTJES
Autoritetet shqiptare me qëllim rritjen e nivelit të stërvitjes dhe familjarizimin me procedurat dhe standardet e NATO-s i kanë kushtuar gjithmonë prioritet zhvillimit të stërvitjeve të përbashkëta, dypalëshe dhe shumëpalëshe si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Stërvitja “Albania Lion”, së cilës i referohet artikulli në fjalë, është një sërvitje e zhvilluar në periudhën gusht-shtator të vitit 2013 dhe skenari i saj konsistonte në zbarkimin e trupave detare Britanike si dhe kryerjen e ushtrimeve të tjera në tokë në bashkëpunim me trupat shqiptare.
Kjo stërvitje është planizuar dhe koordinuar nga autoritete dhe komanda të larta ushtarake Britanike në bashkëpunim me atë shqiptare. Rajonet e stërvitjes dhe poligonet e nevojshme për të mbështetur objektivat e stërvitjes janë përzgjedhur, inspektuar dhe kontrolluar në të gjitha aspektet e sigurisë në kohën e planizimit të saj. Planizuesit e përbashkët nuk kanë identifikuar dhe vërejtur asnjë shenjë të mbetjeve kimike të dëmshme për shëndetin e trupave që do të merrnin pjesë në stërvitje. Gjithë stërvitja e planizuar është zhvilluar sipas objektivave të saj dhe pa incidente. Gjatë ditëve të zhvillimit të saj në të gjitha raportimet e komandave të niveleve të ndryshme nuk janë raportuar incidente apo shqetësime të trupave në terren. Sjellim në vëmendjen se përfundimi i kësaj stërvitje ishte një sukses në të cilin mori pjesë edhe ambasadori Britanik në Tiranë, Presidenti i Republikës, ish-ministri dhe ministri aktual i Mbrojtjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com