Mina me telekomandë e granata
pamjet e arrestimeve spektakolare

Mina me telekomandë e granata<br />pamjet e arrestimeve spektakolare
TIRANE - Policia e Shtetit sjell pamje të dy operacioneve të finalizuar një në Shkodër për arrestimin e një furnizuesi të grupeve kriminale me mina të telekomanduara, si dhe një në Korçë ku u bllokua një sasi e konsiderueshme lëndësh eksplozive.
 
Në këto pamje shikoni momentin e arrestimit të 55 vjeçarit Pjetër Babajt nga efektivët e forcës posaçme operacionale pranë policisë së shtetit në afërsi të Urës së Bunës.
 
Babaj ndodhej në automjetin e tij kur ai u rrethua nga efektivët e Policisë që neutralizuan çdo lëvizje të tij.
 
Më makinë e tij u gjetën dy mina të telekomnaduara, ndërsa më pas operacioni u zhvendos në banesën e tij ku u gjetën edhe dy mina të tjera.
 
Gjatë këtij operacioni u prangos edhe shtetasi Naim Toska, bashkëpunëtor i 55-vjeçarit, ku gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën u gjetën 4 armë zjarri tip pistoletë dhe 1 silenciator, ndërkohë që materialet e sekuestruara i shikoni edhe në këto pamje.
 
KORCE
Sekuestrimi i 30 kallëpeve tritoli, 60 granata dore defensive si dhe 41 ndezës fitili të unifikuar.
 
Ky është bilanci i një aksioni të finalizuar mbrëmjen e së enjtes nga policia e Korçës, teksa në pamje shikoni edhe lëndët eksplozive.
 
Ndërkohe lidhur me këtë aksion blutë Korçës kanë identifikuar dy persona, emri i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ndërsa po punohet për kapjen e tyre.
 
Burime paraprake pranë policisë së Korçës bëjnë më dije se dyshohet së sasia e lëndëve shpërthyese do trafikohej drejt Greqisë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë