Minatorët 30 vjet në kërkim të statusit, protestë para Ministrisë së Infrastrukturës! Ndezin qirinj në nder të kolegëve që vdiqën në miniera

Një grup minatorësh të ardhur nga gjithë vendi protestuan para Ministrisë së Infrakstrukturës dhe Energjistikës. Me pankarta në duar kanë vetëm një mesazh: miratimin e statusit, mohuar prej më shumë sesa 30 vite.

“Minatorët kanë të drejtën e botës për të kërkuar djersën e tyre, gjakun e tyre sepse kanë dhënë jetën e tyre në ato galeri, mundin e tyre, djersën e tyre për këtë shtet. Nëse minatorët nuk kanë një status të veçantë, atëherë kush do të duhet të ketë.

Minatori futet deri në 3000 metra nën tokë, me rreziqe nga më të mëdha dhe në fund shteti nuk i jep as status të veçantë. Atë që kërkon sot minatorët është një e drejtë minimale. Ministria e Infrastrukturës është përgjegjëse për ngritjen e grupit të punës, për t’iu drejtuar Ministrisë së Ekonomisë për tu bërë statusi i minatorëve”, tha një aktivist gjatë protestës.

Ata i shpalosën edhe njëherë kërkesat e tyre qeverisë, ku kryeson rritja e pensioneve prej vlerës 135% e pagës minimale, si dhe sigurimin e jetës. Ata shprehen se shteti nuk ka investuar pothuajse asgjë për sigurinë e minatorëve në punë.

“Para një ore pamë që një vendim i një grupi prej 9 deputetësh dërgoi në parlament ligjin për heqjen e zonave të mbrojtura dhe në më pak se 10 minuta u votua, por për minatorët nuk shpenzojnë asnjë minutë, për t’i shërbyer popullit të tyre. Kanë shpenzuar vite për të na shtypur, për të na larguar nga vendi e për të na varfëruar”, tha një përfaqësues i qeverisë civilë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Minatorëve, ndezën qirinj në shkallët e Ministrisë në nderim të kolegëve të tyre që kanë humbur jetën nëntokë.

Nëse nuk i plotësojnë kushtet e tyre, minatorët paralajmëruan se do të mblidhen përsëri për të organizuar protesta të mëtejshme dhe kanë theksuar se në çdo bashki të vendit do të ndërtohen sindikatat e minatorëve.

"Flas në emër të minatorëve të bashkisë Klos, rrethi i Matit. Ne do të kërkojmë me vendosmëri gjatë gjithë jetës sonë, ka 25 vite që kërkojmë statusin e minatorit. Jemi të vendosur të sakrifikojmë dhe nuk e lëmë kurrë pa kërkuar të drejtat tonë. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama që të marrë ë konsideratë kërkesën tonë. Ne duam statusin e minatorit. Ne do të ndërtojmë sindikatat e minatorëve në të gjithë Shqipërinë dhe më pas do të shtrihemi në çdo bashki."

Për afro një orë pritën të takonin ministren Belinda Balluku,  por nuk morën asnjë përgjigje. Kujtojmë që më herët në dhjetor të 2020 përmes Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës i dorëzuan Kuvendit një peticion me 10 mijë 680 firma për Statusin e Minatorit. Katër vite më vonë Kuvendi nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë peticion.

Statusi i Minatorit
1. Pension i llogaritur sa paga minimale zyrtare herë 40%.
2. Ata punonjës që kanë mbi 10 vjet e 6 muaj në punë në nëntokë, për çdo vit mbi këtë kufi do të kenë shtesë pensioni me 2%.
3. Kur minatori vdes në galeri, fëmijet përfitojnë pension në masën 100% të pagës minimale zyrtare.
4.  2 herë në vit kontrolle mjekësore falas në  publik apo private.
5. Kurim falas në publik apo private që janë me kontratë me fondin e kujdesit shëndetësor.
6. Për çdo lloj sëmundje ilacet janë 100% të rimbursueshme.
7. Pushteti vendor ripunëson, strehon e shkolon përfituesit e statusit.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë