Mini cheesecake Oreo

Përbërësit:

16-18 biskota Oreo

50 gr gjalp I tretur

175 krem djathi

2-3 lugë gjelle sheqer

vanilje

200 ml krem pana

Përgatitja:

Vendosim në një qese 12 biskota dhe I thërrmojmë ato. Pasi ti thërrmojmë I vendosim në një tas.

Shtojmë në tas gjalpin e tretur dhe përziejmë së bashku me biskotat e thërrmuara.

E ndajmë këtë masë në katër gota cilindrike duke e ngjeshur me majën e një luge. Rrahim kremin pana sa të ngurtësohet.

Në një tas tjetër përziejmë kremin e djathit me dy ose tre lugë sheqer, vanilje, I përziejmë mirë. Shtojmë në tasin me krem djathi lugë lugë panën e rrahur, e përziejmë gradualisht derisa të bashkohet bashkë djathi me kremin.

Vendosim kremin e bashkuar në një xhep pasticerie dhe mbushim gotat, ku si bazë kemi biskotat e thërrmuara.

Zbukurojmë gotat me copëza biskote ose me një biskotë oreo dhe i vendosim në frigorifer për 3 orë.