Inspektorati i Punës në rrethin e Dibrës vijon të jetë inekzistent, ndërsa në minierën e Bulqizës u shënua viktima e 9 për vitin 2015 në galeritë nëntokësore të minierave shqiptare.
Shqiptarja.com mëson se kontrollet e inspektorëve të Punës në galeritë e minierave të Bulqizës janë shumë të pakta, ndërsa ky institucion në këtë qark është i mbyllur për të dhënë informacion për gazetarët.
60-vjeçari Izet Keta, i cili humbi jetën pasditen e së enjtes në minierën e Bulqizës, do duhej të ishte në pension. Sipas ligjit të miratuar në vitin 2014, minatorët dalin në pension në moshën 55-vjeçare. Përkundër kësaj ndodhej në punë dhe një aksident fatkeq i mori jetën, ndërsa i plagosur mbeti edhe kolegu i tij.
Minatorët nga frika e humbjes së vendeve të punës refuzojnë të flasin për kushtet në të cilat punojnë, por jashtë kamerës zbardhin një pjesë të së vërtetës. Ata pohojnë së në galerinë e minierës “Kever sh.p.k” ku ndodhi tragjedia e radhës por edhe në të tjera, parametrat e sigurisë teknike lënë për të dëshiruar.
Ngjarje të tilla - thonë ata - janë të pashmangshme, ndërsa Inspektorati i Punës vijon neglizhencën përballë kësaj situate.
Kushtet e sigurisë janë njëra anë e medaljes, pasi shumë minatorë të cilët duhej të ishin në pension vijojnë të jenë në punë.
Kjo vjen për shkak të varfërisë ekstreme të banorëve të kësaj zonë ku kryefamiljarët zgjedhin të bëjnë punën e vështirë të minatorit e të paguhen, sesa të marrin pensionin e minatorit më të cilin nuk mbyllin dot as shpenzimet më minimale.
Ndërkohë premtimet e Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë për investime në miniera dhe veçmas në kushtet e sigurisë teknike deri më tani kanë mbetur vetëm në letër.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Minierat po marrin jetë njerëzish/ Ja viktimat gjatë vitit 2015