Aksidentet në minierë nuk kanë të mbaruar. Në vetëm 8 muaj kanë ndodhur 9 aksidente me pasojë vdekjen dhe më shumë se 20 të tjerë me pasojë plagosjen e lethtë ose të rëndë. Janë shifra që tregojnë se minierat në Bulqizë po kthehen në “vrarses” të puntorëve që hynë ccdo ditë në nëntokë dhe nuk e dinë nëse do të dalin në sipërfaqje.
Mungesa e kushteve të sigurisë, puna në të zezë dhe abuzimi i kompanive private që shfrytëzojnë galeritë e kromit kanë shkaktuar 9 tragjedi në 9 familje të ndryshme. Por cilat janë disa nga rastet që kanë sjellë vdekjet dhe plagosjet e minatorëve.
21 janar 2015- Tasim Doda, rreth 67 vjeç, i lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë ka humbur jetën, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe minatori Agron Qarri, 46 vjeç, nga Hasi
14 shkurt 2015- Gjovalin Prenga, vdiq nga shembja e një masivi shkëmbor në thellësinë rreth 2 mijë metër nëntokë.
21 prill 2015- Dy punonjës, të kompanisë kineze “Xingang Energy”, të cilët po punonin në pusin numër nëntë për montimin e një ashensori, u përfshinë në aksidentin e rëndë, ku humbi jetën njëri prej punonjësve kinez, ndërsa tjetri mbeti i plagosur.
21 maj 2015- Zylfi Alla ka humbur jetën në zonën D. Alla ka qenë duke punuar në galeri, kur, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
28 qershor 2015- Shaban Grrica, 45 vjeç humb jetën. Policia tha në atë kohë se gjatë punës në nënkatin e kësaj galerie, një masiv shkëmbi është shkëputur duke e zënë poshtë minatorin.
1 korrik 2015-Në një minierë në Fan të Mirditës humbi jetën një minator. Viktima ishte shtetasi me iniciale I.E., 44 vjeç.
30 gusht 2015- Miftar Losha, 54 vjeç dhe Albert Losha, 35 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin humbin jetën. Aksidenti ka ndodhur gjatë punës në minierë ku për shkak të një avarie është shembur një masiv dheu.
22 tetor 2015- Humb jetën Izet Keta, mendohet për shkak të një shpërthimi
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com