Ministrat e Albin Kurtit si 'Dashnorët e Venedikut'

Ministrat e Albin Kurtit si 'Dashnorët e Venedikut'

Jo pandemia, por Dashuria i shtyn zgjedhjet!

Dashuria i pushton të gjitha, e ka pushtuar edhe qeverinë!

Armiku më i madh i kësaj qeverie është që shumica e ministrave janë të dashuruar në vetveten, e ka raste kur janë dashuruar dëshprimisht edhe në persona të dytë dhe të tretë!

Sherri që një ministër u dashurua marrëzisht, duhet tash t’i shtyjmë zgjedhjet lokale, derisa t’i pashitet pak dashuria!

Kjo është arsyeja më e bukur në historinë e njerëzimit, kur qeveria i jep përparësi dashurisë mes dy pëllumbave, dhe ndërhyn edhe Presidente Otomani për t’i ndihmuar zemrat e thyera….

S’ka më sevap se t’i gjendesh pranë njeriut të magjepsur nga dashuria…por ama problemi është se shqiptarët janë primitivë, nuk kuptojnë, e konsiderojnë dashurinë ‘të pamoralshme’, kur nuk ndodh në skenën e oborrit të shtëpisë!

Krejt janë tradhtarë, ama s’ka gjë që urrejnë më shumë se tradhtinë.

Mua më intereson, pse popullata shqiptare ‘aferat e dashurisë’ i quan ‘skandale seksuale’!

Afera nuk është skandal, as dashuria nuk është seks!

Çfarë edukate është kjo…A s’duhet të legjitimohet ‘tradhtia bashkëshortore’!

Çdo gjë që nuk dënohet me Ligj, duhet të legjitimohet.

– Ku po shkon, burrë!

Qe valla, te e dashura.

– Ok. Kalofsh mirë.

Faleminderit shumë.

Pse duhet të dukesh patjetër ‘i ndershëm’ kur nuk je!

Pse dyfytyrësia lejohet (të dashurosh tinëz), ndërsa e vërteta që je tradhtar (dhe dashuron fshehtas) nuk lejohet!

Tash, në çarshi po flitet se Premier Ilija ka hyrë midis ‘dashnorëve të Venedikut’, dhe ka kërkuar nga ata që ta pezullojnë dashurinë e tyre deri pas zgjedhjeve!

Unë kisha pranuar të bie nga froni për hir të dashurisë.

S’ka fat më të bukur se ky, ministro!

Edhe më romantike do të ishte nëse do të flijoheshe për dashuri!

Edhe do të shpëtonte dashuria jote prej sekretit, edhe do të shpëtonim ne prej teje!

Nuk ka pra faj sëmundja, Nauricio Ramondino, që rekomandon të shtyhen zgjedhjet!

Faj ka dashuria, që sipas rastit, edhe mund të konsiderohet ‘sëmundje e varësisë’!

Çka di vëlla unë kush është Helena?

P.S. Bells will ring, ting-a-ling-a-ling

Ting-a-ling-a-ling and you’ll sing, ‘Vita bella’

Hearts will play tippy-tippy-tay

Tippy-tippy-tay like a gay tarantella

(That’s Amore – Dean Martin)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë