/ATSH/.- Në Qeverinë e Serbisë sot është paralajmëruar një konferencë për media në lidhje me minierën e "Trepçës".
Siç njofton zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, gazetarëve do t'u drejtohet shefi i kësaj zyre Marko Gjuriq, ministri i Minierave dhe Energjisë si dhe ministra të tjerë të qeverisë serbe, transmeton KosovaPress.
Sipas mediave serbe është paralajmëruar se në konferencë dotë marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanviq, ministri për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviq, dhe ministri i Pushtetit Lokal Lubomir Mariq.
Qeveria e Kosovës më 14 janar ka marrë vendimin që ta ndryshojë ligjin për ndërmarrjet publike, që i mundëson "Trepçës" të kalojë në pronësi të Qeverisë, ndërkaq nesër kuvendi do të diskutojë në lidhje me këtë ligj.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas vendimit të qeverisë për ndryshimin e ligjit ka thënë se kjo është një goditje për dialogun mes palës shqiptare dhe asaj serbe dhe shpreson që qeveria serbe ta zgjidhë atë problem.
/Shqiptarja.com