Ministri Balla fton të rinjtë: Policia e Shtetit ka rol kyç për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve

Ministri Balla fton të rinjtë: Policia e Shtetit ka rol kyç për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve

Ministri Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ftoi të rinjtë e të rejat të afrohen dhe provojnë mundësinë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, por edhe Administratës Publike, pasi në këtë mënyrë mund të ecin në karrierë, sigurojnë të ardhmen, por edhe të kontribuojnë në mirëqeverisjen e vendit e cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Ftesën, ministri Balla e bëri gjatë një takimi në ambientet ku po zhvillohet panairi “Java e Administratës Publike”, në një panel me nxënës të shkollës së mesme "Petro Nini Luarasi", në kryeqytet.

“Një aspekt i rëndësishëm – theksoi Ministri, - është edhe rritja e mirëqeverisjes dhe po ashtu modernizimi i administratës sonë publike. Më lejoni të ndaj një shifër, që vetëm në pak javë ne kemi përfunduar një proces të ri rekrutimi dhe sikurse i kemi dhënë mundësi promovimit dhe ngritjes në detyrë 7 punonjësve për të garantuar që kushdo që hyn në administratën publike, duhet të ketë të garantuar edhe promovimin ecjen përpara në karrierë dhe po ashtu kemi 9 vende të reja të shpallura vakante, të cilat ofrojnë mundësi të reja për të rinj dhe po ashtu edhe mundësi për profesionistët e kualifikuar.”

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Ministri i Brendshëm u fokusua te Policia e Shtetit dhe apeli për të rinjtë që të provojnë shansin për të studiuar në Akademinë e Sigurisë dhe më pas për t’u bërë pjesë e strukturave të policisë.

“Policia e Shtetit ka një rol kyç, sa i përket mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve tanë. Ne kemi mundësi t’i ofrojmë çdo të riu dhe çdo të reje, përmes pranimit në Akademinë tonë të Sigurisë, jo vetëm arsimin falas, jo vetëm akomodimin falas, jo vetëm ushqimin, por edhe mbështetjen financiare gjatë gjithë periudhës,” – nënvizoi Balla.

Ai foli rreth mundësive që ofron Akademia e Sigurisë.

"Ta konsideroni, vazhdimin e studimeve tuaja, në Akademinë e Sigurisë, i cili si institucion i arsimit të lartë, ofron arsim cilësor dhe mundësi të shumta për zhvillimin tuaj qoftë në aspektin profesional, por edhe në atë personal. Duke ndjekur këtë rrugë, ju do të keni mundësi të jeni jo vetëm pjesë e organizatës së Policisë së Shtetit, por edhe të ndërtoni një karrierë dhe të ardhme më të mirë tuajën në Shqipëri,” – u shpreh Ministri i Brendshëm.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • San Giovanni: 29/05/2024 15:58

    Emërimet kalojnë nëpërmjet komisarëve politik të partisë!! Veçse gënjeshtra dhe po vazhduar kështu do detyroheni që edhe makinat t'i drejtoni vetë se nuk ka njerëz më!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Ismail Kaderenë në TKOB me simbolin e Nënë Terezës! Lexohen poezitë e tij

Homazhet për Ismail Kaderenë në TKOB me simbolin e Nënë Terezës! Lexohen poezitë e tij