Sipas njoftimit të ministrisë, pacientët e shtruar në shërbimin e okulistikës do të dalin sot nga spitali, pasi gjendja e tyre është përmirësuar.
Sa u takon pyetjeve mbi shkaqet që sollën lëndimin e mbështetësve të PD, ministri u shpreh se do t’ju përgjigjen organet kompetente të shtetit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri në vizitën e tij ai shoqërohej nga zv/kryeministrja Ledina Mandia.
Pas mitingut të PD morën ndihmë mjekësore sipas Ministrisë së Shëndetësisë 140 qytetarë, ndërsa 7 prej tyre u shtruan në shërbimin e okulistikës.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri vizitoi sot në shërbimin e okulistikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të sëmurët e shtruar pas intoksikimit (helmimit) të 2 ditëve më parë, në aktivitetin e Partisë Demokratike.
Në vizitën e tij ai shoqërohej nga zv/kryeministrja Ledina Mandia.
Ministri pati kënaqësinë të konstatojë një përmirësim të ndjeshëm të këtyre pacientëve, të cilët pregatiten të lënë spitalin ditën e sotme.
Ndërkohë, sipas informacioneve të referuara nga spitalet rajonale rezulton se gjatë natës dhe paraditen e sotme nuk është paraqitur asnjë rast me shenja të intoksikimit (helmimit) që lidhet me incidentin e para dy ditëve.
Sa u takon pyetjeve mbi origjinën e këtij helmimi dhe autorëve të mundshëm, do t’ju përgjigjen organet kompetente të shtetit shqiptar.
dy.b/shqiptarja.com
