Ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo tha se do të ketë një risi në investimin për hapësirat e parkimeve.
“Ne kemi komunikuar përgjithësisht me bashkitë e prekura nga flukset turistike dhe me zona urbane me intensitet të lartë për evidentimin e hapësira ku mund të ndërtohen parkime. Po konsultojmë edhe nga pikëpamja e modelit të financimit, me disa ndërhyrje, bashkitë për këtë tipologji investimesh do ta kenë më të lehtë financimin edhe me banka të nivelit të dytë sepse biznesi i parkimeve është fitimprurës dhe e paguan vetveten pa prekur buxhetet. Kemi menduar dy ndërhyrje që do të bëjmë për ta lehtësuar kredimarrjen nga ana e bashkive që kanë të bëjnë me miratime që kanë të bëjnë me një vit më pas. Nëse flasim për një model të garantuar nga vetë bashkia, Ministria e Financave e ka më të lehtë procedurën”, tha Demo.
Ndërkohë parashikohet edhe vendosja në dispozicion e arkitektëve të huaj për kopshtet e çerdhet, ku deri tani numërohen 82 objekte në 47 bashki.
Lajmi kryesor:
Rama cakton detyrat për bashkitë: Përforcim i infrastrukturës mbrojtëse, na nisni pikat e dobëta! Do të prodhojmë zjarrfikëse, plan kombëtar për parkimet












