Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka qenë i pranishëm në homazhet që janë bërë në nder të heroit Agrim Bunjaku në Kosovë, i cili humbi jetën në krye të detyrës, pasi u qëllua nga bandat serbe. Hasani shkruan se efektivi sakrifikoijetën për sovranitetin e Kosovës.

“Krah familjarëve, zyrtarëve të lartë e përfaqësuesve të trupit diplomatik në Kosovë i dhamë sot lamtumirën e fundit, Rreshter Afrim Bunjaku. Përulemi me nderim dhe respekt punës dhe kujtimit të heroit të Republikës, i cili sakrifikoi jetën e tij për sovranitetin e Kosovës”, shkruan Hasani.


Lajmi kryesor:

Homazhet për efektivin e vrarë Afrim Bunjaku, të pranishëm ministrat Balla e Hasani: Sakrifikoi jetën për sovranitetin e Kosovës