Ministri Hasani vizitë në Francë, takim me homologun Barrot: Shqipëria u vlerësua për progresin drejt BE-së dhe kontributin në stabilitetin rajonal

Ministri Hasani vizitë në Francë, takim me homologun Barrot: Shqipëria u vlerësua për progresin drejt BE-së dhe kontributin në stabilitetin rajonal

Ministri Igli Hasani dhe homologu francez, Jean-Noel Barrot

Paris- Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare në Francë.

Ai u prit nga homologu francez Jean-Noël Barrot, teksa u vlerësua edhe progresi i Shqipërisë drejt BE-së dhe kontributi në stabilitetin rajonal.

“Mirënjohje të thellë Francës thellë për mbështetjen e pakursyer ndaj rrugëtimit evropian të Shqipërisë”, u shpreh kreu i diplomacisë shqiptare.

Palët diskutuan edhe rreth Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të zhvillohet më 16 maj 2025 në Tiranë.

“Zhvillimi i samitit në Tiranë, dëshmi se Shqipëria është e përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe rrugëtimit evropian”, u shpreh ministri.

Në fokus të takimit kanë qenë edhe një serë temash me rëndësi lidhur me marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona, avancimin e projekteve të rëndësishme në sektorë të ndryshëm, zhvillimet rajonale, bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe Komuniteti Politik Evropian. 

Të dyja palët kanë vlerësuar dialogun e fortë politik që ekziston aktualisht me Shqipërisë dhe Francës, i reflektuar ky edhe nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë të kohëve të fundit.

“Takimi ishte gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar rreth rrugëtimit evropian të Shqipërisë ku Ministri Hasani gjeti rastin të shprehë mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e pakursyer franceze gjatë këtij rrugëtimi. U vlerësua përparimi i bërë deri tani nga Shqipëria në realizimin e reformave dhe përmbushjen e kushteve të BE-së, ndërsa z. Hasani nënvizoi se vendi ynë mbetet i përkushtuar të arrijë objektivin e anëtarësimit në BE brenda vitit 2030”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

Takimi u përqendrua gjithashtu edhe në disa çështje strategjike, përfshirë Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të zhvillohet më 16 maj 2025 në Tiranë, si dhe situatën e sigurisë në Evropë. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e këtij Samiti si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të nxitur angazhimin e përbashkët për stabilitetin dhe paqen.

Në lidhje me këtë samit, Ministri Igli Hasani u shpreh se: 

“Fakti që zhvillohet në vendin tonë është dëshmi e qartë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj stabilitetit rajonal dhe ambicies sonë të pandalshme për të thelluar integrimin me BE-në. Për Shqipërinë, ky samit nënkupton shumë. Do të thotë thellim i bashkëpunimit për sfidat gjeopolitike, si dhe rritje e fokusit në adresimin e temave si siguria energjitike, menaxhimi i migrimit, veprimet për mbrojtjen e klimës, dhe zhvillimi ekonomik”. 

Në fund, Hasani theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për Francën dhe Bashkimin Evropian, duke kontribuar në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe zhvillim në rajon dhe më gjerë.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Në punë tregohuni të durueshëm, mos dramatizoni çdo gjë...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Në punë tregohuni të durueshëm, mos dramatizoni çdo gjë...çfarë kanë rezervuar yjet për sot